Prokurorët në zyrën e Gjikës në Vlorë të sekuestrojnë dokumentet, zyra mbyllur

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 10-02-2015 Prokurorët në zyrën e Gjikës në Vlorë të sekuestrojnë dokumentet, zyra mbyllur Zyra mbyllur e kryebashkiakut Gjika

Prokuroria e Vlorës ka dërguar paraditen e sotme zyrtarisht prokurorët në Bashkinë e Vlorës. Me një letër në dorë prokurorët kanë kërkuar te bastisin zyrën e Shpëtim Gjikës, të marrin të gjitha dokumentet që janë aty.

Por, sërish prokurorët nuk kanë hyrë dot në zyrën e Shpëtim Gjikës. Zyra është e mbyllur dhe shefi, pra Gjika, është në arrest shtëpie. Ndërkohë që shefja e Kabinetit e bashkisë së Vlorës e cila ka celësat e zyrës nuk ndodhet në godinë, raportojnë për Newsbomb.al, gazetarë të qytetit të vlorës që janë duke ndjekur nga afër ngjarjen.

Një ditë më parë nëpërmjet informacionit të penetruar në media, prokurorët pretenduan se dokumentet e falsifikuara gjendeshin dhe mbaheshin në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika dhe ky i fundit nuk ia vinte në dispozicion Prokurorisë.

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sekuestrimin e pallatit 11-katësh për të cilin akzuohet kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika për falsifikim leje ndërtimi. Ndërkohë që Gjykata do të caktojë ditën dhe orën e shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë.Hetimet për këtë rast janë shtrirë edhe në zyrtarët e lartë të hipotekës në Vlorë, për shkak se ata kanë qenë në dijeni të mungesës së lejes.

Korridori në godinën e Bashkisë Vlorë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjika del nga spitali, shkon në Prokurori
Tre shpërthimet në Tiranë/ Në erë banesa e ish-shefit të Policisë, gjendet eksploziv edhe në stacionin e Unazës »
Article Logic
Execution time: 0.011949062347412
array(1) { ["section"]=> string(82) "prokuroret-ne-zyren-e-gjikes-ne-vlore-te-sekuestrojne-dokumentet-zyra-mbyllur-2915" }