Prokurori Eugen Beci: Trafik kokaine përmes vajit të palmës, verës dhe rrobave

Publikuar tek: aktualitet, më 21:19 22-01-2015 Prokurori Eugen Beci: Trafik kokaine përmes vajit të palmës, verës dhe rrobave

Një prej prokurorëve që drejtoi hetimet mbi bandën e kokainës që zbuloi laboratorin në Xibrakë të Elbasanit, Eugen Beci zbuloi disa të dhëna për aksionin që pushtoi mediat ditët e fundit.

“Kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me partnerët e huaj pasi shumë grupe shqiptare kanë aktivitete dhe jashtë vendit. Me Gjermaninë kemi hequr barrierat burokratike dhe mes bashkëpunimeve është dhe ai për laboratorin e kokainës. Jemi njoftuar në datën 17 për këtë çështje së bashku me policinë për këtë trafik narkotikësh drejt Gjermanisë. Kemi kryer veprime mbi ligjin mes të cilave dhe përgjimet e këtyre personave” tha zyrtari i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Ky grup shkonte te ish rezervat e Shtetit shpesh dhe kështu lindën dyshime. Asgjë nuk dihej deri në momentin që ndodhi ndërhyrja se çfarë lloj veprimtarie e saktë bëhej në atë vend në Xibrakë” tha prokurori Eugen Beci, që u shfaq i rezervuar në dhënien e fakteve për shkak të sekretit hetimor.

“Një pjesë e personave nuk njiheshin si kontigjent kriminal, dhe që u zbuluan të tillë vetëm pas hetimeve 1 mujore. Operacioni u mbajt sekret si çdo operacion me përgjime. Droga kalon transit në vendin tonë dhe shpeshherë kalon nëpërmjet rrobave, vajit të palmave apo dhe shishjeve të verës”.

“Paratë e drogës investohen në banesa, toka bujqësore dhe shpenzime luksoze. Është e vështirë të përcaktosh investimet e parave të krimit, në një ekonomi kaq shumë informale” tha Beci. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të vrasë gruan, policia arreston 51 vjeçarin
Mjekja Dokle: Shefat dhe pedagogët e mjeksisë “kanë blerë” ministrat »
Article Logic
Execution time: 0.011391878128052
array(1) { ["section"]=> string(81) "prokurori-eugen-beci-trafik-kokaine-permes-vajit-te-palmes-veres-dhe-rrobave-1242" }