Prokurori i Anti-Mafias Nicola Gratteri: Kriminelët shqiptarë shesin drogë në Itali dhe pastaj ndërtojnë kështjella në Shqipëri

Publikuar tek: aktualitet, më 19:04 21-12-2019 Prokurori i Anti-Mafias Nicola Gratteri: Kriminelët shqiptarë shesin drogë në Itali dhe pastaj ndërtojnë kështjella në Shqipëri Prokurori i Anti-Mafias italiane Nicola Gratteri

Prokurori i Anti-Mafias italiane Nicola Gratteri thotë se kriminelët shqiptarë nuk kanë arritur dot të pastrojnë paratë e drogës në Itali, por kthehen në Shqipëri dhe ndërtojnë kështejlla.

“Në Shqipëri ka një problem të mbulimit të krimit në shoqëri, ka fenomene të një korrupsioni të konsiderueshëm që nuk të lejojnë ta luftosh e të kryesh hetime të forta e vendimtare”, ka thënë ndër të tjera Prokurori Gratteri në një intervistë për RTV Ora.

Më tej, Nicola Gratteri ka thënë se paratë e drogës dhe krimit pastrohen nga mafiozët shqiptarë në Shqipëri, pasi sipas Prokurorit të Anti-Mafias në vendin tonë është e lehtë të bëhesh i pasur dhe askush s’të thotë gjë.

“Deri tani nuk më rezulton një gjë e tillë. Përveç grabitjeve në vila e grabitjeve në Tiranë. Aktiviteti më i rëndësishëm i tyre në Itali është shitja e drogës e me paratë e fituara më pas shkojnë në Shqipëri e ndërtojnë kështjella. Për momentin në Shqipëri masat parandaluese nuk janë si në Itali, është e vështirë t'i sekuestrosh të mirat materiale mafiozëve të vëna në rrugë të paligjshme. Në Shqipëri është e lehtë që papritur të bëhesh i pasur e askush nuk të thotë gjë”, ka thënë Prokurori i Anti-Mafias italiane Nicola Gratteri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata në takimin e mini-shengenit, Jakup Krasniqi sulmon Ramën: 'Nganjëherë plagët i shëron edhe helmi'
Moti i keq në Vlorë, trageti me 150 persona nuk ankorohet dot në port »
Article Logic
Execution time: 0.012963056564331
array(1) { ["section"]=> string(133) "prokurori-i-anti-mafias-nicola-gratteri-kriminelet-shqiptare-shesin-droge-ne-itali-dhe-pastaj-ndertojne-keshtjella-ne-shqiperi-190036" }