Prokurori italian brenda Taksforcës shqiptare, jep mesazhin e fortë për grupet kriminale (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 26-02-2018 Prokurori italian brenda Taksforcës shqiptare, jep mesazhin e fortë për grupet kriminale (DEKLARATA)

Prokurori italian i Antimafias, Cafiero De Raho gjatë një vizite që ka bërë sot në ambjentet e Taksforcës Operancionale Tiranë, ka dhënë edhe një deklaratë për mediat ku ka folur për bashkëpunimin mes grupeve hetimore shqiptare dhe atyre italiane.

Sipas De Rahos mes Shqipërisë dhe Italisë janë stërvitur skuadra të përbashkëta që po luftojnë fort kundër grupeve të mafias.

“Besoj  se bashkëpunimi gjyqësor dhe ai me policinë shqiptare, çon në asgjësimin e të gjithë mafiave të përhapura në këto territore. Ne edhe me policinë shqiptare, gjykatën, kemi krijuar skuadra të përbashkëta që kanë marrë një konfidencialitet të vërtetë që tregon se sa serioz ka qenë bashkepunimi i përbashkët.” - është shprehur Prokurori De Raho.

Ai gjithashtu u prononcuar edhe për transportin e lëndëve narkotike drejt Italisë nga 40 grupe kriminale dhe përpjekjet që po bëhen nga autoritetet shqiptare për asgjësimin e kultivimit të kanabisit.

“Në Itali ne kemi konstatuar grupe shqiptare që kanë pushtuar detin Adriatik me trafikun e drogërave si kanabisi, por ka dhe raste kur grupet shqiptare fillojnë edhe transportimin e kokainës. Fakti që ka pasur luftë në Shqipëri për asgjësimin e kultivimit të kanabisit, e forcon edhe me shumë bashkepunimin tonë.”- ka shtuar De Raho.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e biznesmenit në ish-bllok, detaje të reja nga arrestimi i autorëve... “Shpëtuam ne!” (SI RANË NË GRACKË dhe TRUKU që përdori policia)
Arrestohet me pistoletë silenciator nënkryetari i Këshillit të Qarkut të PD »
Article Logic
Execution time: 0.012233972549438
array(1) { ["section"]=> string(104) "prokurori-italian-brenda-taksforces-shqiptare-jep-mesazhin-e-forte-per-grupet-kriminale-deklarata-111518" }