Prokurori Llalla, urdhëron nisjen e hetimeve për deklaratat e Tom Doshit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:21 03-03-2015 Prokurori Llalla, urdhëron nisjen e hetimeve për deklaratat e Tom Doshit

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka urdhëruar Prokurorinë për Krime të Rënda të nisë hetimin mbi deklarimet deputetit Tom Doshi.

Deputeti  i PS Tom Doshi, është shprehur publikisht ditën djeshme (e hënë) se ka pasur një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një tjetër deputeti (Mhill Fufi), disa muaj më parë.

"Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria, krahas veprimeve të tjera proceduriale, fton deputetin Tom Doshi që të paraqesë shpjegimet e tij, si edhe provat që ai disponon në lidhje me këtë rast.

Gjithashtu, Prokuroria në njoftimin e saj vlerëson mbështetjen dhe inkurajimin e partnerëve ndërkombëtarë në përmbushje të misionit të saj për evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të personave që kryejnë vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe zyrtarët publikë të çdo niveli.’, thuhet në deklaratën e sotme të prokurorit të Përgjithshëm, i cili realizoi pak orë më parë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm Tahirit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lezhë/Vetëhelmohet 62-vjeçari, dyshohet si shkak fatura e energjisë prej 6 milionë lekësh
Rama në Vlorë e Novoselë, inspekton punimet për transballkaniken »
Article Logic
Execution time: 0.0079948902130127
array(1) { ["section"]=> string(76) "prokurori-llalla-urdheron-nisjen-e-hetimeve-per-deklaratat-e-tom-doshit-4850" }