Është caktuar trupa gjyqësore e cila do të trajtojë pafajësinë e Arben Frrokut, e dërguar në Gjykatën e Apelit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Trupi gjykues do të kryesohet nga Neritan Kosova, ndërsa anëtarë janë Dhimitër Lara, Amarildo Laço, Albana Boksi dhe Nure Preni.
Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’i dhënë pafajësinë Arben Frrokut, nga akuza që rëndonte mbi të për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar në Gjykatë dënimin me burgim të përjetshëm të Frrokut, për vrasjen e Lamajt.