Prokuroria autorizoi 3140 përgjime për vitin 2014

Publikuar tek: aktualitet, më 20:24 17-03-2015 Prokuroria autorizoi 3140 përgjime për vitin 2014 Kryeprokurori Adriatik Llalla

LSA

Prokuroria e Përgjithshme deklasifikon numrin e përgjimeve proceduriale, pas një beteje ligjore të ndërmarrë nga gazetarja Lindita Çela dhe qendra Res Publica në Tiranë. Përmes një shkrese të firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla bëhet me dije se përgjatë vitit 2014 janë përgjuar 3140 persona për llogari të 689 çështjeve penale në Shqipëri.

Në dokumentin e siguruar nga BIRN, kryeprokurori Llalla pohon se gjatë vitit 2013 janë përgjuar 3112 persona, ndërsa gjatë vitit 2012, numri i të përgjuarve ka qenë 2315. Përfaqësuesit e tre institucioneve ngulmuan se të dhënat ishin klasifikuar si “sekret shtetëror”, por u kundërshtuan nga gazetarja dhe qendra Res Publica. Komisioneri për të Drejtën e Informimit u kërkoi tre institucioneve të rishikonin klasifikimin që i kishin bërë këtyre të dhënave.

Gazetarja Lindita Çela thotë se ajo nuk do të tërhiqet, derisa të ketë siguruar të gjithë informacionin e kërkuar. “Është koha të nisim çmontimin e kulturës së sekretit që ende mbizotëron në institucionet shtetërore”, tha ajo.

Kryeprokurori Llalla iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese të Komisionerit, duke e riklasifikuar informacionin si jo konfidencial. Ky vendim i tij u përshëndet nga drejtori Ekzekutiv i qendrës Res publica, Dorian Matlija. “Është një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm përpara në zhvillimin e praktikës shqiptare në përputhje me standardet më të fundit të së drejtës ndërkombëtare për akses në informacione të klasifikuara dhe parimet Tshëane,” tha Matlija.

Ai theksoi gjithashtu rolin që Komisioneri për të Drejtën e Informimit mund të luajë për fuqizimin e gazetarëve dhe aksesin e shpejtë në informacion, duke ndikuar kështu rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë së institucioneve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mungesa e stafit në zyrat e hipotekës, Muho: Po festonin 8 marsin
Tiranë/ Merret peng 1 person tek liqeni artificial, dyshohet si i përfshirë në trafik droge »
Article Logic
Execution time: 0.013732194900513
array(1) { ["section"]=> string(54) "prokuroria-autorizoi-3140-pergjime-per-vitin-2014-6191" }