Prokuroria “burgos” izraelitin që u kap me pajisjen e dyshimte, ja vendimi që mori

Publikuar tek: aktualitet, më 11:56 25-03-2017 Prokuroria “burgos” izraelitin që u kap me pajisjen e dyshimte, ja vendimi që mori

Një ditë pas lajmit të bujshëm se në aeroportin e Rinasit u kap një shtetas izraelit me një një pajisje të paidentifikuar, prokuroria merr vendimin për të.

Pas disa orësh i marrë në pyetje, Yoram Frig u la i lirë, por me një kusht, që të mos largohet ende nga Shqipëria. Aktualisht izraeliti është akomoduar në një hotel, ndërsa i është sekuestruar pasaporta dhe celulari i tij.

Emri i Yoram Fring është bërë publik dhe gjatë skandalit të “Panama Papers” si person që dispononte kompani të regjistruara në ishujt offshore. Kompanitë e tij quhen “Faturenet Holding corp” Oracle FLEXCUBE Knoë-Hoë e regjistruar në ishullin e Qipros.

Ndërkohë në Izrael ky shtetas disponon dhe një kompani tjetër të quajtur “Investigation and Security”, ku duket se nëpërmjet kësaj kompanie ky shtetas jepte asistencën e tij, kundrejt personave të interesuar.

Me sa duket qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri ka qenë pikërisht dhe përgjimi i paautorizuar i personave të ndryshëm. Ka shumë gjasa që Frig, mund të jetë paguar nga ndonjë biznesmen Shqiptar, i cili i ka ofruar më pas asistencë në fushën e përgjimeve dhe deduktimin e pajisjeve përgjuese të instaluara brenda në godina.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen detajet, izraeliti i pajisjes misterioze hyri në Shqipëri 4 herë
Akuzohej se ngacmoi seksualisht minorenen, autori e pranon në gjykatë »
Article Logic
Execution time: 0.012425184249878
array(1) { ["section"]=> string(85) "prokuroria-burgos-izraelitin-qe-u-kap-me-pajisjen-e-dyshimte-ja-vendimi-qe-mori-73095" }