Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës e cila la në fuqi dënimin me 35 vite burg për Kostandin Xhuvanin autorin e 4 vrasjeve në një klub nate në kryeqytet.
Organi i akuzës ka kryer rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon dënimin me burgim të përjetshëm. Prokuroria argumenton se është e faktuar që 27 vjeçari, Kostandin Xhuvani është autor i vrasjeve me vetëdije të plotë dhe për këtë nuk duhej të përfitonte nga gjykimi i shkurtuar, që i fal një të tretën e dënimit.