Prokuroria denoncon Donald Lu: Kërkoi mbylljen e hetimit për Bankers, ambasadori zot në politikën shqiptare, por jo tek ne

Publikuar tek: politike, më 12:52 02-02-2017 Prokuroria denoncon Donald Lu: Kërkoi mbylljen e hetimit për Bankers, ambasadori zot në politikën shqiptare, por jo tek ne

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë sot një deklaratë kundër Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe ambasadorit Donald Lu. Pas akuzave të ambasadorit Lu se kryeprokurori Adriatik Llalla po pengon reformën në drejtësi, institucioni që drejtohet prej këtij të fundit ka denoncuar publikisht presionet e amerikanëve.

Duke i konsideruar të paprecedenta dhe aspak diplomatike, Prokuroria deklaroi se Donald Lu po shantazhon nëpërmjet taktikave sorosiane këtë institucion. Prokuroria e Përgjithshme thekson se Lu është zot në politikën shqiptare, por nuk mund të jetë kurrësesi i tillë në organin e akuzës.

“Dëshirojmë të njoftojmë në media se këto sulme tërësisht jodiplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin. Sa i përket reformës në drejtësi, prokurorët kanë mbështetur të gjithë procesin. Sa i përket procesit të kandidimeve në KED ftojmë ambasadorin të lexojë ligjin si në shqip ashtu edhe në anglisht. Nëse Donald Lu është mësuar të ndihet zot në politikën shqiptare, nuk mund të jetë zot në prokurori. Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin e prokurorisë kur shantazhon dhe nuk jep vizën për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla dhe përdor taktika sorosiane”, u shpreh zëdhënësja e prokurorisë, Fjorida Ballauri.

Ballauri deklaroi se Prokuroria ka njoftuar presidentin Bujar Nishani dhe kreun e Kuvendit Ilir Metën nëpërmjet një shkrese zyrtare për presionet e vazhdueshme të ambasadorit amerikan.

Prokuroria i lidh këto presione me nisjen e hetimeve ndaj kompanisë Bankers Petroleum, për të cilën Donald Lu ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme për shkak të interesave personale.

Lexo edheZbardhet letra e Prokurorisë për Nishanin dhe Metën, të gjitha akuzat që errësojnë figurën e ambasadorit Donald Lu

Deklarata e plotë:

Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dëshirojmë të njoftojmë median dhe, nëpërmjet Jush, edhe opinionin publik shqiptar se, këto sulme tërësisht jo-diplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Në qëndrimet zyrtare dhe publike, Prokuroria ka identifikuar problematika në draftet kushtetuese dhe ligjore, për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore dhe në frymën e së drejtës. Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu.

Sa i përket procedurës së kandidimit të anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ftojmë zotin Lu dhe ekspertët e tij të rilexojnë ligjin përkatës mbi kriteret e anëtarëve të këtij institucioni. Është shumë e rëndësishme që ambasadori Lu të lexoj variantin zyrtar, si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit.

Duke kërkuar mirëkuptimin Tuaj për kohën, dëshirojmë t’Ju prezantojmë letrën e plotë që u është dërguar autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare për veprimet jo-diplomatike të Ambasadorit Lu. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094740390777588
array(1) { ["section"]=> string(125) "prokuroria-denoncon-donald-lu-kerkoi-mbylljen-e-hetimit-per-bankers-ambasadori-zot-ne-politiken-shqiptare-por-jo-tek-ne-67468" }