Prokuroria do apelojë pafajësinë e Arben Frrokut

Publikuar tek: aktualitet, më 10:28 06-04-2015 Prokuroria do apelojë pafajësinë e Arben Frrokut Arben Frroku në gjykatë

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të apelojë nesër pafajësinë e Arben Frrokut. Prokurorët e çështjes do t’idrejtohen Gjykatës së Apelit për të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës dhe dosjen e Arben Frrokut, i cili fitoi pafajësinë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Sipas gjykatës prokurorët nuk kanë arritur dot të provojnë praninë e Arben Frrokut në automjetin nga I cili u qëllua viktima Dritan Lamaj. Identifikimi nga dëshmitari i mbrojtur ishte prova e vetme e drejtëpërdrejtë, por sipas gjykatësit Dritan Hallunaj, ‘’ishte e paharmonizuar me prova të tjera’’.

Arben Frroku u lirua më 3 prill, pasi nuk u provuan dot akuzat ndaj tij për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në 24 shkurt 2013. Rastësisht në të njëjtën datë mori masën ‘’arrest me burg’’ për vrasje me paramendim në Belgjikë, vëllai i tij Mark Frroku.

Në një reagim pas vendimit të gjykatës motra e Lamajt, Esmeralda duke thënë se nuk e prisnin vendimin e gjykatës dhe se kjo nuk është drejtësi.  “Ju e merrni me mend se si ndihemi ne pas këtij vendimi. Vendim që nuk e prisnim. Vetëm kjo që nuk është drejtësi’’, tha motra e kryekomisarit të vrarë Dritan Lamaj. Por më prekës qe reagimi i bashkëshortes, Anilës. “Kam pyetje për të cilat nuk kam përgjigje, por unë jam këtu pasi jeta ime nuk ka përfunduar ende dhe herët a vonë do vijë dhe dita ime e fitores, sepse une nuk dorëzohem kurrë”, shkruante bashkëshortja e kryekomisarit të ndjerë.

 

Lexo edhe:

Pse u la i lirë Arben Frroku, 15 arsyetimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda

Anila Lamaj: Do vijë dhe dita ime e fitores

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Leonard Kurti: Babai i Mark Frrokut e pranoi vrasjen, paguan 25 bashkëfshatarë për të bërë be'
Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët »
Article Logic
Execution time: 0.011573076248169
array(1) { ["section"]=> string(53) "prokuroria-do-apeloje-pafajesine-e-arben-frrokut-7935" }