Prokuroria do të marrë në pyetje 600 votuesit e dyshuar si fiktivë në Vorë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 23-06-2015 Prokuroria do të marrë në pyetje 600 votuesit e dyshuar si fiktivë në Vorë

Prokuroria do të marrë në pyetje rreth 600 persona, të cilët pretendohet se janë shtuar fiktivisht në listat zgjedhore në Vorë. Denoncimi u bë nga partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe  më pas çështja u referua në Prokurori. LSI kërkoi edhe nga KQZ , që të bënte çregjistrimin e këtyre votuesve, por kjo e fundit nuk pranoi, me argumentin se nuk ka tagër për të ndërhyrë në një çështje, që është nën hetim nga Prokuroria. Vora  vijon të mbetet një zonë e nxehtë politike në këto zgjedhje. Në bazë të votave të numëruara  u shpall fitues Fiqiri Ismaili, kandidati i (APPD), por LSI e cila kandidoi Luan Sallakun ka refuzuar të njohë rezultatin, pasi pretendohet se noteri Shaban Gjoka ka bërë 750 pasaportizimeve gjatë muajve të fundit,  me qëllim tjetërsimin dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri:Këtë të dielë fituan zgjedhjet e lira dhe të ndershme, fitoi demokracia
Valle me flamurin e PD-së dhe motive të veriut për fitoren e Mziut në Kamëz (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.012825012207031
array(1) { ["section"]=> string(80) "prokuroria-do-te-marre-ne-pyetje-600-votuesit-e-dyshuar-si-fiktive-ne-vore-14429" }