Prokuroria e Durrësit kërkon burgim përjetë për Odise Verbofshin, vrau dhe më pas dogji dy persona

Publikuar tek: aktualitet, më 11:50 30-04-2015 Prokuroria e Durrësit kërkon burgim përjetë për Odise Verbofshin, vrau dhe më pas dogji dy persona

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Odise Verbofshin, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe më pas djegien e tyre, në 20 shkurt të 2014-ës në zonën e Kënetës.

Pas hetimeve ka rezultuar se Verbofshi i ka vrarë dy viktimat në ambjentet e shtëpisë së tij, në Shkozet, me një armë pistoletë rreth pasdites së datës 20 shkurt 2014 dhe më pas, në mbrëmje, i ka hipur trupat e tyre në mjetin me të cilin ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja dhe e ka dërguar makinën deri në zonën e Kënetës, ku më pas i ka vënë flakën, për të humbur gjurmët e trupave të viktimave.

Pas krimit, Odise Verbofshi është larguar drejt disa të njohurve në tij, në qytetin e Korçës, ku ka tentuar të kalojë kufirin. Pasi nuk ka mundur të kalojë në mënyrë ilegale për në Greqi,ai është rikthyer tek shtëpia e të njohurve të tij në Korçë dhe u ka kërkuar të njoftojnë policinë, pasi do të dorëzohej, duke u treguar edhe për krimin e kryer.

Prokuroria ka kërkuar edhe dy vjet burg për Ilirjan Thanasin, mik i Verbofshit, i akuzuar për moskallëzim krimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti sot, ja si do variojnë temperaturat
Aksident në Kamëz, dy të plagosur rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.011245965957642
array(1) { ["section"]=> string(103) "prokuroria-e-durresit-kerkon-burgim-perjete-per-odise-verbofshin-vrau-dhe-me-pas-dogji-dy-persona-10053" }