Pas disa javësh punimesh në Durrës ku u zbuluan dhe objekte arkeologjike, më në fund prokuroria e Durrësit ka marrë një vendim.
Prokuroria e Durrësit vendosi përfundimisht shiritin e pezullimit të punimeve të projektit Veliera të kryebashkiakut Vangjush Dako, raporton newsbomb.al.
Reagime të shumta ka patur gjatë këtyre ditëve dhe nga shoqëria civile të cilët kërkonin ndërprerje të punimeve pas gjetjeve të artefakteve të ndryshme arkeologjike.