Prokuroria ‘groposi’ para festave skandalin e DH Albania te Unaza, reagon PD: Tallje e pafytyrë, merrret i pandehur vetëm recepsionisti

Publikuar tek: politike, më 22:08 22-01-2020 Prokuroria ‘groposi’ para festave skandalin e DH Albania te Unaza, reagon PD: Tallje e pafytyrë, merrret i pandehur vetëm recepsionisti FotoMontazh: Biznesmeni Bashkim Ulaj - Advjol Dobi

Prokuroria e Tiranës mbylli në prag të festave të fundvitit hetimet për kompaninë fantazmë që fitoi tenderin e Unazës së Re, DH Albania, dhe dërgoi në gjyq si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Menjëherë pas këtij lajmi, ka reaguar dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, i cili e quan vendimin e Prokurorisë tallje të pafytyrë pasi, sipas tij, i pandehur është marrë vetëm Advjol Dobi.

“U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston. Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë. Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist”, shkruan ndër të tjera ish-deputeti.

Reagimi i plotë i Klevsi Balliut:

TALLJE E PAFYTYRË ME HETIMET TEK UNAZA E RE

U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston. Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë.

Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist.

Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026127099990845
array(1) { ["section"]=> string(137) "prokuroria-groposi-para-festave-skandalin-e-dh-albania-te-unaza-reagon-pd-tallje-e-pafytyre-merrret-i-pandehur-vetem-recepsionisti-192865" }