Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet për ish-drejtorin e ALUIZNIT të këtij qyteti Besnik Kastrati dhe ndaj ish-përgjegjësit Rudi Beci.
“Nga hetimi i Prokurorisë ka rezultuar se dy zyrtarët kanë kryer legalizimin e disa objekteve gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2013. Legalizimi është bërë për disa objekte të futura jashtë radhe dhe në kundërshtim me ligjin. Në mënyrë të kundërligjshme, këta dy zyrtarë, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë legalizuar disa objekte, ndër të cilat, edhe dy pallate shumëkatëshe.”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.
Organi I akuzës kërkon gjykimin e Kastratit dhe Becit për ‘’Shpërdorim detyre’’. Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e Shkodrës vendosi ndaj dy të pandehurve masën e sigurisë ‘”arrest me burg“. Kurse Gjykata e Apelit vendosi ndaj tyre masën e sigurisë ‘’detyrim për paraqitje“.