Prokuroria: Ja pse u refuzua kërkesa e Tom Doshit për hetim ndërkombëtar

Publikuar tek: aktualitet, më 09:29 21-03-2015 Prokuroria: Ja pse u refuzua kërkesa e Tom Doshit për hetim ndërkombëtar Tom Doshi

Zbardhet vendimi i plotë i prokurorëve që refuzuan kërkesën e Tom Doshi për hetim ndërkombëtar.  Sipas prokurorëve, hetimi i kësaj çështje i takon Prokurorisë Shqiptare dhe jo ekspertëve të huaj. Sipas Gazetës Shqiptare, prokurorët vendosën që nuk ishte e nevojshme pyetja e Prokurorit të Përgjithshëm për çështjen sipas kërkesës së Doshit dhe se konsiderohet e panevojshme marrja e videove të aeroportit të Hanoverit .

 

Vendimi i Plotë

(Për memoriet e datave 11.03.2015 dhe 17.03.2015)

Tiranë, sot në datë 19 mars 2015

Ne, Adnand Xholi, Blerim Tominaj, Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana me detyrë prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pasi u njohëm me kërkesat e shtetasit Tom Doshi, drejtuar këtij organi procedures, me korrespodencat e datave 11.03.2015 dhe 17.03.2015

KONSTATUAM

Se, në datën 03.03.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e prononcimeve publike të deputetit Tom Doshi, ka regjistruar procedimin penal nr.63 në ngarkim të shtetasit Durim Bami, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘’vrasja e funksionarëve të lartë publikë’’, mbetur në tentativë, parashikuar nga nenent 79/a e 22 të Kodit Penal.

Nga hetimet ka rezultuar se: Në fillim të muajit mars 2015, nëpërmjer medias vizive, dhe asaj të shkruar, deputeti i Parlamentit shqiptar Tom Doshi, ka deklaruar se ndaj tij kishte patur tentative, për ta eleminuar fizikisht dhe se ai dispononte një video, në të cilën një person (I identifikuar më pas me emrin Durim Bami), I shpjegonte se ai, në bahskëpunim me persona të tjerë, kundrejt vlerës prej rreth 500 000 euro do të  kryente ekzekutimin e shtetasit Tom Doshi nëpërmjet vendosjes së një sasie lënde shpërthyese në mjetin e tij.

Me dyshimin e pretenduar, se në organizimin e kësaj vrasje, ishin përfshirë funksionarë të lartë të shtetit, të cilët me autoritetin e tyre mund të ndërhynin në objektivitetin e hetimit të çështjes, shtetasi Tom Doshi, në datat 11.03.2015 dhe 17.03.2015 i është drejtuar me kërkesat respektive organit procedures, në të cilat kërkon:

1.Dhënien e shpjegimeve nga Prokurori i Përgjithshëm, në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit, për fakte për të cilat kërkuesi e ka vënë në dijeni.

2.Në hetimin e çështjes të përfshihen prokurorë dhe ekspertë ndërkombëtare, të cilët do të jenë garanci për besueshmërinë e konkluzionit të hetimeve

3.Të administrohen zyrtarisht si prova, filmimet e aeroportit të Hanoverit, Gjermani.

Në lidhje me këto kërkesa të cilat janë parashtruar në bazë të nenit 110 të Kodit të Procedurës Penale, vlerësojmë se:

1.Në bazë të provave të administruara vlerësohet se deri në fazën aktuale të hetimit, nuk konsiderohet e nevojshme pyetja e Prokurorit të Përgjithshëm

2. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë përcakton se kompetenca për hetimin e veprave penale që ndodhin në territorin e Republikës së Shqipërisë ashtu dhe jashtë territorit, sipas përcaktimeve të bëra në ligj, i takon Prokurorisë Shqiptare.

3.Nisur nga provat e administruara, vlerësohet se deri në këtë fazë të hetimit, nuk konsiderohet e nevojshme të kërkohet prova nëpërmjet letërporosisë, drejtuar autoriteteve gjyqësore të Gjermanisë.

Për sa më sipër, si dhe në mbështetje të nenit 110/2 të Kodit të Procedurës Penale:

Vendosëm:

1.Mospranimin e kërkesave të paraqitura nga ana e shtetasit Tom Doshi

2.Të njohim kërkuesin me këtë vendim

PROKURORËT

Adnand Xholi, Blerim Tominaj, Përparim Kulluri, Manjola Kajana

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada e SHBA: Mirëpresim vendimin për arrestimin e Doshit dhe Frrokut, asnjë individ mbi ligjin
Artan Fuga: Ne e kemi hashashin në tru! Mos jemi bërë komb idiotësh? »
Article Logic
Execution time: 0.013390064239502
array(1) { ["section"]=> string(76) "prokuroria-ja-pse-u-refuzua-kerkesa-e-tom-doshit-per-hetim-nderkombetar-6518" }