Prokuroria jep pretencën, 17 vite burg për emiljano shullazin

Publikuar tek: barometri, më 08:08 03-10-2018 Prokuroria jep pretencën, 17 vite burg për emiljano shullazin

Prokuroria e Krimeve të Rënda jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

 

Prokuroria kërkon 17 vite burg për Emiljano Shullazi,15 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite për Blerim Shullazin, 11 vite për Endrit Qyqja dhe 11 vite për Endrit Zela.

Ashtu siç ndodhi edhe në seancën e shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda është sot nën masa të rrepta sigurie.

Pas kompletimit të trupës së prokurorëve të përbërë nga Donika Prela, Gentian Osmani dhe Besnik Muçi, në seancën e shkuar munguan të pandehurit. Kjo u bë shkak që seanca të shtyhej për ditën e sotme.

Kujtojmë se pak javë më parë dojsa ‘Shullazi’ futi në kaos Krimet e Rënda, pasi prokurorët refuzuan të hetojnë çështjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026566982269287
array(1) { ["section"]=> string(67) "prokuroria-jep-pretencen-17-vite-burg-per-emiljano-shullazin-136440" }