Prokuroria kërkesë KQZ-së: Na jepni formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:36 14-01-2020 Prokuroria kërkesë KQZ-së: Na jepni formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili akuzohet nga Partia Demokratike se ka qenë i dënuar me 3 vite burg nga Prokuroria e Athinës, për dhunim dhe plagosje.

Prokuroria i ka kërkuar KQZ-së t’i vendosë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Ismailajt katër ditë pasi njoftoi se kishte nisur hetimet ndaj tij.

Prokuroria tha se njësia e dekriminalizimit do të nisë procedurat për letër-porosi drejtuar shtetit grek si dhe informacion nga autoritet vendore në lidhje me këtë fakt. 

Qerim Ismailaj sipas denoncimit të PD disa ditë më parë, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Ky është denoncimi i katërt i PD-së për kryebashkiakët socialist, pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës që u largua nga detyra, pasi i doli dënimi në Itali, Agim Kajmakut të Vorës që i doli dënimi në Greqi, dhe të Mark Babanit krybashkiak i Vaut të Dejës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.27641415596008
array(1) { ["section"]=> string(103) "prokuroria-kerkese-kqz-se-na-jepni-formularin-e-vetedeklarimit-te-kryebashkiakut-te-mallakastres-192020" }