Prokuroria kërkesë KQZ-së : T'i ndërpritet menjëherë mandati deputetit Armando Prenga

Publikuar tek: aktualitet, më 12:18 25-02-2017 Prokuroria kërkesë KQZ-së : T'i ndërpritet menjëherë mandati deputetit Armando Prenga

Vetëm një ditë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen e vendimit për heqjen e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga me pretendimin se nuk kishin provat e mjaftueshme nga Prokuroria.

Por, sot Prokuroria i është përgjigjur KQZ dhe i rikërkon ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Armando Prenga, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali.

“Sipas Vendimit të Kuvendit nr.17/2016, mosplotësimi i të dhënave “….passjell përjashtimin e menjëhershëm nga funksioni publik….”. Pra, vetëm duke u mbështetur në faktin që ka një vendim penal të padeklaruar (të Gjykatës së Kurbinit), deputetit duhet t’i ndërpritet mandati”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu Prokuroria i kërkon KQZ-së të shqyrtojë brenda brenda 10 diteve vendimin e Prokurorisë për konstatimin për nderprerje të mandatit të deputetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Metamorfoza" e tenorit të famshëm shqiptar, në 2013 mbështeste Ramën, sot krahë Bashës në protestë (FOTO)
Lagështira në rrugë përmbys dy kamionë në Durrës, plagosen shoferët »
Article Logic
Execution time: 0.011510133743286
array(1) { ["section"]=> string(89) "prokuroria-kerkese-kqz-se-t-i-nderpritet-menjehere-mandati-deputetit-armando-prenga-69917" }