Prokuroria kërkoi edhe 3 muaj për Tahirin, ish-ministri: Sa më shumë e shtyjnë aq më ...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:47 16-01-2019 Prokuroria kërkoi edhe 3 muaj për Tahirin, ish-ministri: Sa më shumë e shtyjnë aq më ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me shtyrjen e hetimeve për dosjen në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

Manjani shkruan se Prokuroria bëhet qesharakë me shtyrjen e hetimeve.

“Sa më shumë e shtyjnë këtë farsën e hetimeve ndaj Sajmir Tahirit, aq më qesharakë bëhen! Të gjithë tashmë e dimë se akuzat e ngritura për trafik droge nuk u provuan. Edhe ato pak prova indirekte të supozuara nuk janë më", shkruan tahiri.

Postimi i plotë:

Farsë.

Sa më shumë e shtyjnë këtë farsën e hetimeve ndaj Sajmir Tahirit, aq më qesharakë bëhen!

Të gjithë tashmë e dimë se akuzat e ngritura për trafik droge nuk u provuan. Edhe ato pak prova indirekte të supozuara nuk janë më…

Nga këto hetime kemi mësuar për hobbin e Tij për të shëtitur me skaf në det. Në ka ndonjë vepër penale këtu le ta çojnë në gjyq, nuk ka ç’të hetohet më.

Nga ana tjetër kujtoj se, që në krye të herës u kërkua arrestimi i tij. Kur paska patur nevojë për kaq shumë hetime, me ç’prova do ta mbanin në arrest?!

Kjo i ndodh një njeriu me mbështetje nga lart, vaj halli ç’u bëjnë atyre që si mbështet askush!

Na rroftë reforma se drejtësia na ka lënë me kohë!

Hajde radha…

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore OFENDON keq Kumbaron: Na dole letër HIGJENIKE
Historia e TRISHTË e 40-vjeçares nga Fushë Kruja, gruaja me prindër të sëmurë endet rrugëve e pashpresë »
Article Logic
Execution time: 0.012307167053223
array(1) { ["section"]=> string(89) "prokuroria-kerkoi-edhe-3-muaj-per-tahirin-ish-ministri-sa-me-shume-e-shtyjne-aq-me-149057" }