Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të nënës së Kastriot Ismailajt

Publikuar tek: aktualitet, më 18:05 27-09-2015 Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të nënës së Kastriot Ismailajt

Prokuroria e Krimeve të Rënda, i ka bërë një kërkesë gjykatës nëpërmjet së cilës i kërkohet gjykatës konfiskimi i llogarive bankare të Kastriot Ismailajt dhe të nënës së tij, Luftie Ismailaj, sipas “Top channel”.

Në referim të ligjit Antimafia, pohojnë prokurorët, ndaj këtyre dy shtetasve ka nisur hetimi pasuror, duke qenë se ndaj 52-vjeçarit po zhvillohen hetime për “mashtrim me pasoja të rënda, në bashkëpunim” dhe “pastrim parash”.

Prokurorët e Krimeve të Rënda deklarojnë se llogaritë bankare të shoqërisë “ADC”, me administrator Kastriot Ismailajn, janë produkt i pastrimit të parave. Për subjektin “ADC”, shtojnë prokurorët, më herët janë sekuestruar e tashmë duhet të konfiskohen për të kaluar në llogari të shtetit, 8 depozita që janë me vlera të konsiderueshme, që të gjitha në valutat euro dhe dollar.

Prokurorët shtojnë më tej se, janë kryer verifikime se cili është burimi i të ardhurave të Ismailajt, ndërkohë që ai nuk ka depozituar asnjë akt apo apo memo, me anë të të cilave të shpjegojë burimin e ligjshëm të të ardhurave, për të justifikuar në këtë mënyrë llogaritë e sekuestruara.

Këto pasuri, thuhet në kërkesë, janë krijuar pas muajit janar të vitit 2010, kohë për të cilën ai është nën hetim për “mashtrim”, për dosjen e CEZ-it, ku sipas Prokurorisë së Tiranës ka dyshime se, duke krijuar shoqëri fiktive me objekt mbledhjen e borxheve, ai ka shkaktuar një dëm ekonomik prej afro 5 milionë eurosh.

Për këtë kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda do të flasë në fillim të javës, ndërkohë që e njëjta gjykatë ka po ashtu nën shqyrtim edhe një dosje tjetër të ngjashme kundër nënës së Ismailajt, në llogaritë e së cilës janë kryer transaksione në vlerat mbi 150 mijë euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vodhi biçikletën, e shtyp makina në tentativë për t’u larguar
Arrestohen 7 shpërndarës droge në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.011663913726807
array(1) { ["section"]=> string(77) "prokuroria-kerkon-konfiskimin-e-pasurive-te-nenes-se-kastriot-ismailajt-21773" }