Gjykata ka dhënë sot vendimin për kërkesën e Prokurorisë ndaj administratorit të kompanisë së mbledhjes së borxheve DIA, Kastriot Ismailaj, i cili akuzohet për pastrim parash.
Prokuroria kërkoi sekuestrimin e pasurive të Ismailajt ndërsa Gjykata ka vendosur të marë kohë për shqyrtimin e provave të paraqitura nga Prokuroria. Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati i Kastriot Ismailajt ka thënë se pasuria e klientit të tij nuk ka të bëjë me vepër penale dhe është e ligjshme. Kompania e Ismailajt, DIA i ofroi CEZ-it të mblidhte borxhet e këqia. Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 mln USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara. Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management” me administrator Kastriot Ismailaj: 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.