Prokuroria letërporosi Italisë për 'gjyqtarin hajdut'

Publikuar tek: aktualitet, më 16:32 19-07-2018 Prokuroria letërporosi Italisë për 'gjyqtarin hajdut' Gjyqtari Thanza

Porokuroria e Krimeve të Rënda i ka nisur një letërporosi autoriteteve italiane për informacion mbi vjedhjen e gjyqtarit Admir Thanza.

Pas deklarimit të KPK-së gjyqtari Thanza ishte dënuar në Itali për vjedhje, tashmë Prokuroria kërrkon informacion nëse të akuzuarit janë shoqëruar në komisariat apo jo, si dhe për vlerën e sendeve të vjedhura.

Gjyqtari Admir Thanza më herët e ka pranuar se është dënuar nga gjykata e Pizës me 40 ditë burg, por jo se është ai autori i vjedhjes.

Sakaq, gjyqtari është shkarkur nga detyra dhe po ndiqet penalisht për deklarim të rremë.

REAGIMI I PLOTË I THANZËS: 


“E pranova ngjarjen për djalin e vëllait. Nuk kuptova gjë me pas që do ishte gjobë. E bëra për familjen. Unë kurrë nuk do ta bëja dhe nuk e bëj dot. Nuk e imagjinoni ato skena të dhimbshme kur një xhaxha përjeton për djalin e vëllait të tij, nuk e deklaroj dot më shumë. Ai ishte në gjendje kritike, falë humanizmit Kristiani u mor përsipër të kurohej në Itali. Fale budallallëkut të ish-kunatës sime, pra nëse ish-kunata ime do ndahej fëmija do ngelet pa përkrahje. E mora përsipër jo për të shpëtuar kunatën, por për të mbrojtur nipin. Ai fëmijë është shpirti e jeta ime, vendsa të shkatërroja jetën time për atë fëmijë, ju sot mund të mendoni që unë e kam kryer, por po ju them që ai fëmijë është 28 vjeç. E sakrifikova jetën për të”, është përgjigjur me lot në sy Thanza.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E masakruan dy persona, avokati i Lul Berishës ‘drejton gishtin’ nga ky prokuror (RRËFIMI)
Qëllohet për vdekje me thikë patinatori i famshëm »
Article Logic
Execution time: 0.011597156524658
array(1) { ["section"]=> string(58) "prokuroria-leterporosi-italise-per-gjyqtarin-hajdut-128430" }