‘Prokuroria mos t’i përkëdhelë ata që i vënë flakën shkollave’, Zef Brozi: Mafia politike po vepron për të destabilizuar Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:41 18-06-2019 ‘Prokuroria mos t’i përkëdhelë ata që i vënë flakën shkollave’, Zef Brozi: Mafia politike po vepron për të destabilizuar Shqipërinë Ish kreu i Gjykates se Kasacionit, Zef Brozi

Ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë e Shqipërisë), Zef Brozi, ka komentuar tensionet e ditës së sotme në KZAZ-të në Shkodër, Lezhë dhe Tropojë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Brozi i bën apel prokurorisë dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë ligjin ndaj militantëve dhe personave që po shkatërrojnë materialet e zgjedhjeve.

Sipas tij mafia politike dhe disa shtete antiperëndimore po përpiqen që të destabilizojnë Shqipërinë.

Ish kreu i Gjykatës së Kasacionit i bën apel gjithashtu shqiptarëve që të distancohen nga bandat kriminale dhe politikanët e korruptuar.

Postimi i plotë:

I bej apel prokurorise dhe gjithe  institucioneve shteterore te zbatojne pa asnje hezitim e tolerance ligjin ndaj atyre qe po tentojne t’i vene flaken shkollave, qendrave te votimit, qe po shkaterrojne materialet e zgjedhjeve, qe pengojne e dhunojne fushaten zgjedhore. Keto akte nuk kane asgje te perbashket me demokracine.

Prokuroria nuk duhet t’i perkedhele edhe me tej politikanet e korruptuar. Aq me teper nuk duhet te lejoje qe politikanet e thirrur si te pandehur te tallen me prokurorine e ligjin duke refuzuar te paraqiten.

Mafia politike, kriminale e terroriste, e ndihmuar nga disa shtete antiperendimore qe veprojne kunder vendit tone, jane bashkuar per te destabilizuar Shqiperine.

U bej apel te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe qe duan familjet dhe vendin e tyre, te distancohen nga keto banda kriminale e terroriste te udhehequra nga disa politikane te korruptuar e inkriminuar qe besojme seshpejti do te vihen ne banken e te akuzuarve.

Zef Brozi

Uashington,DC

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026894807815552
array(1) { ["section"]=> string(134) "prokuroria-mos-t-i-perkedhele-ata-qe-i-vene-flaken-shkollave-zef-brozi-mafia-politike-po-vepron-per-te-destabilizuar-shqiperine-168784" }