Prokuroria nis hetimet për lejet e dhëna nga Lulzim Basha

Publikuar tek: politike, më 15:30 11-08-2015 Prokuroria nis hetimet për lejet e dhëna nga Lulzim Basha

Kallëzimi rreth një vit më parë i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për verifikimin e mbi 100 lejeve të ndërtimit të dhëna nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha, ka shtyrë Prokurorinë të nisë hetimet.

Menjëherë pas kësaj, i është kërkuar Bashkisë se Tiranës, tashmë e drejtuar nga Erion Veliaj, që të vendosë në dispozicion të gjithë materialin e duhur mbi lëshimin e këtyre lejeve, raporton “VizionPlus”.

Në materialin kallëzues të Agjencisë së Planifikimit të Territorit, pretendohet se ka abuzime të shumta. Zyrtarët nuk kanë respektuar procedurat për miratimin e planeve të detajuara vendore në 129 raste. Në regjistrin e planifikimit të territorit nuk janë botuar aktet e nevojshme për miratimin e PDV-ve. Sipas agjencisë, nuk jane respektuar kërkesat ligjore për dhënien e lejeve zhvillimore.

Bashkia akuzohet gjithashtu edhe për mosushtrim te kontrollit të territorit ne fushën e ndërtimeve si dhe për mosrespektim të ligjeve dhe planit të përgjithshëm vendor nga projektuesi përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033880949020386
array(1) { ["section"]=> string(63) "prokuroria-nis-hetimet-per-lejet-e-dhena-nga-lulzim-basha-18183" }