Prokuroria nis hetimet për punonjësin që la pa drita 7 orë fshatrat në Malësinë e Madhe

Publikuar tek: aktualitet, më 14:30 05-08-2020 Prokuroria nis hetimet për punonjësin që la pa drita 7 orë fshatrat në Malësinë e Madhe

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me një ngjarje të paprecedentë që ka ndodhur ditën e djeshme në Malësinë e Madhe.

Bëhet me dije se punëtori i turnit ka stakuar HEC-in privat.

Si pasojë e stakimit disa zona në Malqësinë e Madhe kanë qëndruar për afro 7 orë pa energji elektrike. Pa drita mbetën zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.

Njoftimi i OSHEE:

Disa zona të Malësisë së Madhe qëndruan dje për afro 7 orë pa energji elektrike pasi HEC-i privat i Ndërlysës pushoi së punuari.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mbetën pa furnizim zonat e njësive administrative Shalë, Shosh dhe Kir, përfshi dhe zonën turistike të Thethit.

Nga informacionet paraprake mësohet se stakimi erdhi nga vet punëtori i turnit në HEC, arsyet e të cilit po hetohen nga prokuroria.

Të gjendur para kësaj situate, drejtoria e OSSH Rajoni Shkodër mundësoi furnizimin e zonës përfshi dhe Thethin me anë të linjës dytësore nga NST Shkodra1.

Sakaq, sot paradite është bërë e mundur furnizimi nga HEC Ndërlysë.

OSSH u kërkon ndjesë abonentëve të këtyre zonave për këtë anomali të krijuar në furnizimi me energji elektrike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095200538635254
array(1) { ["section"]=> string(94) "prokuroria-nis-hetimet-per-punonjesin-qe-la-pa-drita-7-ore-fshatrat-ne-malesine-e-madhe-216175" }