Prokuroria nis hetimet për tenderat, reagon Dhori Kule

Publikuar tek: aktualitet, më 11:04 19-04-2018 Prokuroria nis hetimet për tenderat, reagon Dhori Kule Dhori Kule

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga ana e Prokurorisë ndaj tij dhe rektorit aktual Mynur Koni.

 Kule thotë se në një sërë fakultetesh të Tiranës ka një sërë problemesh serioze, dhe se hetimi ndaj tij nuk duhet që të sfumojë realitetin ku ndodhet sot Universiteti i Tiranës.

‘’Është një situatë shqetësuese në UT, ne kërkojmë zbatimin e ligjshmërisë, që janë evidentuar dhe nga ana e Ministrisë së Arsimit. Në kohën kur kam drejtuar është vepruar me korrektësi maksimale. Prokuroria është e mirëpritur për të kryer të gjitha procedurat. Nuk kam asnjë informacion nga ana e Prokurorisë për nisjen e hetimit, nga ana e mediave e kam mësuar. Ndoshta ka bërë kallëzim Mynyr Koni, nuk e di. Kjo është ngritur me një qëllim, që të bëhet zhurmë”, u shpreh Kule.

Gjatë ditës së djeshme Mynyr Koni ka kërkuar që të verifikohen  të gjitha tenderat e dhëna në dhjetë vitet e fundit, duke hedhur dyshime në lidhje me ligjshmërinë e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Statusi i naftëtarit”, miratohen 1 mijë aplikime (LISTA ME EMRA)
Hajdutët bëjnë KËRDINË gjatë natës në fshatin e Korçës »
Article Logic
Execution time: 0.011558055877686
array(1) { ["section"]=> string(60) "prokuroria-nis-hetimet-per-tenderat-reagon-dhori-kule-117457" }