Prokuroria nisi hetimet pas akuzave të PD për pasuritë, Bushati: Kam dhe të tjera, më vjen keq për mamanë dhe vëllain se ata...

Publikuar tek: politike, më 20:58 14-03-2019 Prokuroria nisi hetimet pas akuzave të PD për pasuritë, Bushati: Kam dhe të tjera, më vjen keq për mamanë dhe vëllain se ata...

Deputeti socialist Ervin Bushati ka reaguar në sërish në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike, se nuk justifikon dot 7 pasuri të paluajtshme.

I ftuar në Ora Neës, Bushati ka pranuar se i ka pasuritë për të cilat e ka denoncuar PD, madje ka shtuar dhe se ka dhe të tjera, por të gjitha i ka të deklaruara sipas ligjit.

'Janë këto pasuri, dhe kam dhe të tjera. I kam deklaruar. Me Bashën kam qenë kundër që në Këshillin bashkiak dhe kam shumë deklarta kundër tij. Që nga Rruga e Arbrit, Deti, 21 janari e shumë marrëzi të tjera të tij', ka thënë ndër të tjera Bushati.

Gjithashtu, socialisti ka vazhduar më tej duke thënë se për asnjë nga këto akuza nuk ka pasur reagim nga Basha, por se ai erdhi vetëm pasi u prek kunati i tij.

'Nga ai s' ka pasur asnjë reagim për të gjitha këto. Por reagimi ka ardhur tetorin e kaluar kur u prek kunati i Bashës. Mua më kanë hapur dy çështje, një nga kunati i zotit Basha të cilit nuk i mbaj mend emrin për prishjen e imazhit dhe njië nga Basha vet... Unë gjithçka e kam të deklaruar. Basha po sillet si një bolshevik i vogël. Jam krenar për emrin dhe reputacionin e familjes time', ka thënë Ervin Bushati, ndërasa i ka kërkuar falje familjes së tij.

'Pronat janë të trashguara sepse i kam nga im atë që nuk jeton më. Më vjen keq për mamanë dhe vëllain po ça të bëjmë do ti durojmë dhe këto marrëzi të Bashës. Unë bëj një jetë komode dhe të gjitha i kam para se të bëhesha deputet.'

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065310001373291
array(1) { ["section"]=> string(128) "prokuroria-nisi-hetimet-pas-akuzave-te-pd-per-pasurite-bushati-kam-dhe-te-tjera-me-vjen-keq-per-mamane-dhe-vellain-se-ata-156455" }