Prokuroria njohu ndjesën e Ramës në facebook, LSI ridepozitën padinë në Gjykatë

Publikuar tek: politike, më 14:53 11-01-2018 Prokuroria njohu ndjesën e Ramës në facebook, LSI ridepozitën padinë në Gjykatë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka thënë se padia ndaj kryeministrit Rama për thirrjen që u bëri policëve për të siguruar vota ndaj PS-së, është ridepozituar në Gjykatën e Lartë dhe te Krimet e Rënda.

Vasili ka shpjeguar arsyet përse kjo padi është depozituar sërish.

Kreu i grupit të LSI, bën me dije se Prokuroria e ka mbyllur çështjen pasi ka pranuar faljen e Kryeministrit Rama në facebook. Sakaq, Vasili thotë se nëse Prokuroria ka pranuar faljen e tij atëherë edhe mund të vrasim, të mashtrojmë ,të kërkojmë falje në facebook dhe mos të dënohemi.

Sipas tij është e pamundur që Prokuroria ta mbyllë këtë çështje për më pak se dy javë. “Një prokurori e cila kërkon vite për të mbyllur dosjet e krimit dhe nuk çon deri në fund aferat e ish-ministrave, si mund të mbyllë për dy javë një dosje kaq të rëndësishme”.- është shprehur Vasili.

Infromacion paraprak:

Gjatë një takimi me simpatizantë të Partisë Socialiste në Kuçovë, kryeministri Rama i bëri thirrje policisë që jashtë orarit të punës të angazhohet për t’i siguruar sa më shumë vota PS-së.

“Thirrje policisë, në momentin që lënë uniformën, pas pune të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Të mos lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu, që ne e kemi pastruar dhe lartësuar dhe bashkë në 4 vite ta bëjmë Policinë e Shtetit të jetë në mesataren e policisë së BE”, deklaroi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020214080810547
array(1) { ["section"]=> string(85) "prokuroria-njohu-ndjesen-e-rames-ne-facebook-lsi-ridepoziten-padine-ne-gjykate-106188" }