Prokuroria padit operatoren, gjuajti me shkelma refugjatët në kufi me Serbinë

Publikuar tek: bota, më 18:34 07-09-2016 Prokuroria padit operatoren, gjuajti me shkelma refugjatët në kufi me Serbinë

Prokuroria Hungarezeka ka ngritur padi kundër operatores që vitin e kaluar shqelmoi refugjatët sirianë teksa ata vraponin për të shpëtuar prej policëve.

Petra Laszlo u pushua nga puna në N1TV, menjëherë pasi u bë publike video ku ajo shihej duke shkelmuar me këmbë një vajzë të vogël dhe një burrë.

Vitin e kaluar në një intervistë Laszlo kishte thënë se nuk e ka bërë me vetëdije.

“Unë jam e shokuar me atë se çfarë kam bërë. Nuk jam e pashpirtë ose raciste. Jam grua, nënë e një fëmije e cila humbi punën dhe bëri një veprim të gabuar teksa ishte në panik”, ishte shprehur Laszlo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031409978866577
array(1) { ["section"]=> string(82) "prokuroria-padit-operatoren-gjuajti-me-shkelma-refugjatet-ne-kufi-me-serbine-52219" }