Prokuroria s’heq dorë, ja çfarë kërkon sërish për Saimir Tahirin

Publikuar tek: politike, më 17:09 11-02-2018 Prokuroria s’heq dorë, ja çfarë kërkon sërish për Saimir Tahirin

Prokuroria për Krimet e Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të bllokojë pasaportën e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.

Organi i akuzës i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve që i ktheu pasaportën Tahirit pasi shfuqizoi masën e sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” të dhënë nga Shkalla e Parë.

Prokuroria për Krimet e Rënda nuk heq dorë nga kërkesa për bllokimin e pasaportës të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pasi e humbi këtë betejë në Apel, ajo kërkon ricaktimin e të njëjtës mase shtërnguese ndaj ish-ministrit në Gjykatën e Lartë.

Organi i akuzës i ka bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të 26 Dhjetorit 2017, i cili liroi nga sekuestroja pasaportën e Tahirit.Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Lartë rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.Shorti i hedhur për këtë çështje ka përzgjedhur gjyqtarin Tom Ndreca si relatorin e saj, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një datë për seancën e parë të këtij gjykimi.

Ish-ministri Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”. Duke u bazuar në akte hetimore të drejtësisë italiane, prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarët e dyshuar të grupit kriminal të Habilajve në trafikun e kanabisit. Në Janar, Prokuroria shtyu me tre muaj afatin e hetimit të kësaj çështjeje, shkruan Abcneës.

Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve i është drejtuar me një letërporosi autoriteteve greke, ku kërkon të dhëna që mund të kenë interes për hetimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010191917419434
array(1) { ["section"]=> string(70) "prokuroria-s-heq-dore-ja-cfare-kerkon-serish-per-saimir-tahirin-109913" }