Prokuroria ka sekuestruar materialet zgjedhore në Vorë pas dyshimeve për shtimin e zgjedhësve fiktiv në listat e votuesve.
Sipas Prokurorisë ka dyshime se lista me 480 votues në Vorë është dublikuar, për këtë arsye lista e sekuesturar nga Prokuroria dhe i janë dërguar për verifikim Zyrës Qendrore të Gjendjes Civile. Prokuroria ka kërkuar nga Gjendja Civile kryerjen e verifikimeve nëse 480 votuesit në Vorë janë të regjistruar edhe në Bashki të tjera, dhe ka deklaruar se është në pritje të përgjigjes nga Zyra e Gjendjes Civile.