Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm, po e liruam do të arratiset

Publikuar tek: rajon, më 17:37 19-01-2021 Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e Kadri Veselit: Mund të dënohet me burgim të përjetshëm, po e liruam do të arratiset Kadri Veseli

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka çuar argumentet e saj në Gjykatën Speciale të premten për ta kundërshtuar kërkesën e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, për ta liruar atë përkohësisht nga paraburgimi.

Në një përgjigjje të Prokurorisë Speciale, janë renditur argumentet se pse Veseli, sipas organit të akuzës, duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim. Prokuroria ka përmendur edhe mundësinë e dënimit të Veselit me burgim të përjetshëm, si një prej arsyeve se pse sipas tyre ai nuk duhet të lirohet as përkohësisht.

“Veseli është akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në 40 vende të mbajtjes anembanë, përfshirë vrasjet dhe torturat. Krimet e paraqitura në akuza kundër Veselit sjellin një dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm. Kjo perspektivë krijon rrezik të vazhdueshëm të arratisjes së tij, që do të rritet vetëm pasi Veseli do të mësojë fushën e plotë të provave kundër tij”, thuhet mes tjerash në përgjigjjen e Prokurorisë.

Në materialin e Prokurorisë Speciale në Hagë thuhet se gjykatësi Nicolas Guillou duhet t’i ketë parasysh tri gjëra përpara se të vendos për lirimin ose mbajtjen në paraburgim të Kadri Veselit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake duhet të kuptojë se: (i) ekziston një dyshim i bazuar se Veseli ka kryer një krim brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara (‘DHSK’); dhe (ii) ekzistojnë shkaqe të artikulueshme për të besuar se:

(1) ekziston rreziku jashtë funksionit; (2) Veseli do ta pengojë mbarëvajtjen e procedurës penale, duke përfshirë deri në ndikimin e dëshmitarëve, viktimave ose bashkëpunëtorëve; ose (3) seriozitetin e krimit, ose mënyrën apo rrethanat në të cilat është kryer dhe karakteristikat personale të Veselit, sjellja e kaluar, mjedisi dhe kushtet në të cilat ai jeton ose rrethana të tjera personale tregojnë një rrezik që ai të përsërisë veprën penale, të përfundojë një krim në tentativë ose të kryejë një krim të cilin ai ka kërcënuar se do ta kryejë”, thuhet tutje në materialin e këtij organi, që e konsideron jo bindës kërkesën e mbrojtjes së Veselit për lirim të përkohshëm.

Kryeprokurori Smith dhe ekipi i tij i japin rëndësi të veçantë të kaluarës së Veselit në inteligjencë, si shkak për të kërkuar mbajtjen e tij në paraburgim. Për ZPS-në, përvoja e një Veselit në inteligjencë është potencialisht të rëndësishme që ai të arratiset.

“Për më tepër, Veseli është një nga zyrtarët më me përvojë të inteligjencës në Kosovë, shef i mëparshëm i shërbimeve të inteligjencës së UÇK-së dhe Shërbimit Informativ të Kosovës (‘SHIK’). Kur kjo kombinohet me statusin e tij si figurë publike, është përtej diskutimit që Veseli ka njohuri teknike dhe rrjet për të ikur nga drejtësia”, thuhet në përgjigjen e Smith.

Prokuroria i mbështet pretendimet e saj duke theksuar se “Veseli mund të udhëtojë në mbi 180 vende në botë”, ndërsa përmend paraqitjen e tij gjatë intervistimit para hetuesve të Speciales, që sipas tyre, s’e mohojnë rrezikun e arratisjes së tij.

“Paraqitja e Veselit në një intervistë të ZPS-në, sjellja e tij pasi u emërua si një personi i paditur dhe letra që e ofron avokati i tij që Veseli të udhëtojë në Hagë vështirë se mohojnë rrezikun e arratisjes”, thuhet në këtë material.

Prokuroria pretendon se ekziston një klimë e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë, të cilët thuhet se Veseli ka mjete për t’i bërë ata të heshtin.

“Kur ekziston një klimë frikësimi e dëshmitarëve, i akuzuari do të ketë më shumë mjete në dispozicion të tij për t’i heshtur dëshmitarët dhe do të përballet me më pak rrezik zbulimi ose denoncimi kur ai e bën këtë. Për më tepër, klima e frikësimit e cila ekziston në mënyrë të padiskutueshme në Kosovë, në mënyrë të qartë, nuk është rrethana e vetme e pretenduar në mbështetje të ndalimit të Veselit”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë Speciale.

Po kështu, ZPS vlerëson se “është vërtetuar se ekziston rreziku i pengimit të hetimit” nga ana e Veselit, sepse “Pozicionet e dikurshme dhe aktuale të Veselit lejojnë mobilizimin e një rrjeti mbështetësish” dhe “përpjekjeve të Veselit për të ndërhyrë në dëshmitarë”.

Mbrojtja e Veselit për lirimin nga paraburgimi të ish-kryetarit të PDK-së ka paraqitur një listë të kushteve që është zotuar se do të plotësoheshin në rast të lirimit të tij. Ndër tjerash, Ben Emmerson, avokat i Veselit, ka kërkuar edhe një seancë paragjyqësore për ta trajtuar këtë çështje. Por ZPS konsideron se “asnjë kombinim i kushteve të propozuara nuk i afrohet zbutjes së vargut të rreziqeve që paraqet Veseli nëse lirohet”. Prokuroria përshkruan se Veseli “tashmë ka demonstruar se është i motivuar të arratiset”, raporton Gazeta express.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sherr me thika afër shkollës “Ismail Qemali”, një i mitur dërgohet me urgjencë në spital
»
Article Logic
Execution time: 0.012118101119995
array(1) { ["section"]=> string(130) "prokuroria-speciale-kundershton-lirimin-e-kadri-veselit-mund-te-denohet-me-burgim-te-perjetshem-po-e-liruam-do-te-arratiset-235614" }