Prokuroria: Të sekuestrohet urgjent pasuria marramendëse e deputetit socialist, Alfred Peza!

Publikuar tek: aktualitet, më 08:43 14-04-2017 Prokuroria: Të sekuestrohet urgjent pasuria marramendëse e deputetit socialist, Alfred Peza!

Pasuria e Alfred Pezës tashmë ka kaluar në “duart” e Gjykatës, e cila pritet të vendosë për fatin e saj.

Është kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon në gjykatë sekuestrimin e pasurive të deputetit të PS, Alfred Peza. Në fillim të këtij viti u vu nën hetim për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Nga të dhënat zyrtare të Prokurorisë mësohet se kërkesa është bërë dy ditë më parë dhe se tashmë pritet të vendosë gjykata në lidhje me faktin penal nëse Peza ka fshehur pasurinë, apo edhe ka pasruar para.

Mbrëmë u bë me dije se në gjykatë është depozituar një dosje voluminoze me fakte për çeshtjen “Peza”.

Burime pranë Shekulli shkruajnë se kërkesa për sekuestro është e detajuar dhe pritet që të zhvillohet seanca për të vendosur nëse pasuritë e deputetit do të vihen ose në nën sekuestro pasi për të është zbatuar ligji anti-mafia.

Hetimet thonë se Peza nuk ka justifikuar dot pasurinë e tij që kap një shifër prej 1.14 milion dollarë duke blerë edhe aksione në një bankë të nivelit të dytë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestuan kundër Impiantit të Mbetjeve duke bllokuar autostradën Fier-Lushnje, procedohen penalisht 7 persona
Aksion dhe helikopterë, ç’po ndodh tani në Durrës? (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.010509014129639
array(1) { ["section"]=> string(95) "prokuroria-te-sekuestrohet-urgjent-pasuria-marramendese-e-deputetit-socialist-alfred-peza-75141" }