Prokuroria turke kërkoi 10 vite burg, Shehaj sulmon Idrizin: Mashtrues dhe riciklues parash të pista, si u bë partner i Air Albania pa dhënë asnjë qindarkë?

Publikuar tek: politike, më 18:57 02-06-2020 Prokuroria turke kërkoi 10 vite burg, Shehaj sulmon Idrizin: Mashtrues dhe riciklues parash të pista, si u bë partner i Air Albania pa dhënë asnjë qindarkë?

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Prokurorisë turke, për të dënuar me 10 vjet burg Sinan Idrizin, për mashtrim ndaj biznesmenit turk, Adnan Polat.

Shehu thotë se Polat ka përfshirë në skemën e mashtrimit edhe kryeministrin Rama, duke ngritur disa pyetje, ndër të cilat: Si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania?

Statusi i plotë i Agron Shehaj

Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama.

Tani, duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania?

Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!

fanella.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093119144439697
array(1) { ["section"]=> string(159) "prokuroria-turke-kerkoi-10-vite-burg-shehaj-sulmon-idrizin-mashtrues-dhe-riciklues-parash-te-pista-si-u-be-partner-i-air-albania-pa-dhene-asnje-qindarke-208822" }