Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Kastriot Myftarajt (ARGUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:22 10-05-2017 Prokuroria urdhëron lirimin e menjëhershëm të Kastriot Myftarajt (ARGUMENTI)

Pas arrestimit nga policia, Prokuroria e Tiranës kërkon lirimin e menjëhershëm të Kastriot Myftarajt duke argumentuar se materialet e policisë nuk përbëjnë vepër penale.

Myftaraj shkroi se “çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist”. 

Policia argumentoi se në këtë shkrim Myftaraj bën thirrje të hapura për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues.

Ai akuzohet për thirrje publike për veprime të dhunshme, mbi bazën e nenit 223 të Kodit Penal "Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet".

Prokuroria nga ana tjetër thotë se në shkrimin e tij nuk është konsumuar vepër penale, kërkon lirimin e gazetarit dhe bën me dije se hetimet ndaj tij do vijojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësja e policisë 23-vjeçare
SKANDAL, kush janë deputetët e rinj të Kuvendit: Nga me 7 klasë shkollë në shoferë maunesh, parukiere, teknikë... (LISTA) »
Article Logic
Execution time: 0.010195016860962
array(1) { ["section"]=> string(80) "prokuroria-urdheron-lirimin-e-menjehershem-te-kastriot-myftarajt-argumenti-78131" }