Prokuroria zvarrit hetimet, 20 muaj verifikime për vdekjen e punëtorit, prokurori: Kam qenë i zënë me Vettingun

Publikuar tek: aktualitet, më 19:54 09-02-2017 Prokuroria zvarrit hetimet, 20 muaj verifikime për vdekjen e punëtorit, prokurori: Kam qenë i zënë me Vettingun

Prokuroria e Elbasanit ka në "dorë", prej 20 muajsh, hetimet për vdekjen e një punëtori gjatë një aksidenti në punë. Megjithëse çështja konsiderohet e lehtë për t’u zbardhur, pasi faktet janë reale, kjo akuzë po i zvarrit hetimet.

Ndërkohë, kompania që kishte punësuar të ndjerin ka filluar të joshë familjarët që të shpëtojnë nga ndjekja penale. Një vit më parë, "Fiks Fare" transmetoi ankesën e Sabri Tanushit, i cili akuzonte një firmë private që priste dru në malin e Zavalinës për vdekjen e djalit të tij, Qamilit. Ky i fundit ka lënë tre fëmijë jetimë, të cilët janë me "sy e vesh" nga drejtësia, për të filluar më pas procedurat e dëmshpërblimit. Por, deri më sot, ende nuk është vënë drejtësi për këtë ngjarje.

pronari_i_firmes.jpg

Denoncimi në janar 2016: Janë prishur provat

Mbrëmjen e së enjtes, emisioni "Fiks Fare", risolli për publikun këtë histori, e cila po mbahet "peng" nga Prokuroria e Elbasanit.

I ati i viktimës, Sabri Tanushi, "trokiti" për herë të parë në "Fiks Fare" në janar të vitit 2016. Ai pretendonte se ishin fshehur provat e vendit të aksidentit në punë dhe se nuk ishte bërë ekspertiza. Ai kërkonte pension për fëmijët, pasi Qamili, në qershor të vitit 2015, kishte 21 ditë që po punonte tek firma dhe i ishte premtuar sigurimi dhe kishte punuar i pasiguruar. Në atë kohë, familjarët pretendonin se ata nuk arrijnë të përfitojnë dëmshpërblimin, për të rritur jetimët, pasi prokuroria ende nuk kishte mbyllur hetimet.

Askush nuk ishte marrë në përgjegjësi penale për këtë vdekje në punë, madje nuk janë gjetur as njolla gjaku në vendngjarje, sepse, sipas prokurorit, kishte rënë shi dhe trupi ishte spostuar nga vendi ku kishte ndodhur ngjarje.

Një vit më parë, Sabri Tanushi i tha gazetarëve të Fiksit se trupi ishte zhvendosur nga vendi i ngjarjes dhe se djali i tij kishte plagë vetëm në kokë.

“Më është vrarë djali më 17 qershor (2015) në firmën e administratorit Xhevahir Aga në Malin e Zavalinës. Duke ngarkuar lëndë drusore në makinë ka humbur jetën. Më pas e kanë marrë, e kanë çuar tek një pemë e prerë, gjoja ishte vrarë nga druri. Kur shkon Policia Gjyqësore e Elbasanit nuk bën këqyrjen e vendit të ngjarjes.

E marrin, e mbështjellin me plastmas dhe e hedhin në makinë si njeri pa njeri”, thotë i ati i viktimës, Sabri Tanushi. Ai kërkonte zhvarrim që të gjendet edhe shkaku i vdekjes. Në janar të 2016-ës gazetarët pyetën prokurorin Neritan Hoxha në lidhje me këtë çështje. "Nuk jam 'Big Brother' për të parë se çfarë ka ndodhur në pyll dhe nuk kam shkop magjik që të gjej vendngjarjen", tha ai në atë kohë, ndërsa familja kishte shpresë së hetimet do të përfundonin dhe do gjendej shkaku i vdekjes.

Babai i të ndjerit: Dosja ende në prokurori

Kanë kaluar një vit nga ai denoncim publik dhe ende prokuroria e Elbasanit nuk ka marrë një vendim. Babai i viktimës ankohet sërish në emisionin "Fiks Fare". "Po ankohem sërish në Fiks Fare se çështja e djalit tim vazhdon të mbetet pezull. Shkoj në prokurori dhe nuk më fusin brenda. Kam shkuar tek zyra e krimit ekonomik se kam fëmijët pa bukë. Kush mban përgjegjësi? Të gjithë institucionet thonë se presim vendimin e prokurorisë. Dikush nga Librazhdi ka ardhur dhe i ka thënë që të bëjë një deklaratë për një kompani tjetër sikur djali i tij punon te dikush tjetër" thotë Sabri Tanushi. Pronari i madh i ka kërkuar që të deklarojë se djali i tij nuk ka punuar tek ai, madje kërkonte të bënte një deklaratë tek noteri dhe t'ia çojë vetë prokurorisë. “Më vjen tani një Ben Koçi nga Librazhdi dhe më kërkon një deklaratë që djali im s'ka qenë në firmën e atij dhe më thotë që do më ndihmojë” thotë Sabri Tanushi. Ai kërkon ndihmën e Fiksit për zbardhjen e të vërtetës.

Tentativa për "blerjen" e aksidentit me vdekje

Fiksi transmetoi mbrëmjen e së enjtes, me zë dhe figurë, takimin e pronarit të firmës më babanë e viktimës. Ai që e ka thirrur babanë e të ndjerit thotë se nuk ka pasur frikë nga kjo punë se nuk ka qenë punëtori i tij, pasi do e kishte siguruar. Ai thotë se është thirrur nga prokuroria, ndërsa i kërkon që duhet të bëjë një dokument tek noteri dhe ta dorëzojnë me avokat që djali nuk ka punuar asnjë ditë te Beni (Arben Koçi, personi që është në tavolinë me zotërinë), por tek një person tjetër. "Unë po ta kisha bërë do ta kisha thënë që unë fëmijën tënd nuk kam dashur ta vras, por ja që ndodhi. Se të erdha në shtëpi dhe të piva kafe" i thotë Sabriut. Më tej i shton se këtë dokument e pranon prokuroria dhe gjykata. "Ja çoj unë, se mi ka kërkuar prokurori" i thotë Beni. Ndërkohë, Sabriu e pyet Benin se kush të ka akuzuar, pse je ngatërruar nëse nuk je ti. Më tej i thotë që dokumenti i firmosur tek noteri e vërteton këtë gjë. "Këtë ta kërkova unë që të mos mbetet çështja pezull por të ketë vetëm një rrugë hetimi dhe gjykimi. Edhe to të them që të marrim një avokat që ti drejtojmë një letër prokurorit të ri për zbardhjen e çështjes" i thotë Beni, Sabriut.

 Still0209_00012_-_Copy.jpg

Tetor 2016, prokurori: Dosja, në gjykatë. Janar 2017, prokurori: Largohem nga çështja, jam i zënë me Vettingun

Në muajin tetor të vitit të kaluar, Fiks Fare shkoi në zyrën e prokurorit Neritan Hoxha. Gjatë një bisede, gazetarët e pyesin përse nuk ka shkuar dosja në gjykatë. Ai thotë se për këtë rast i është dashur që të bashkëpunojnë me policinë dhe OPGJ-të kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe niveli i punës së tyre lë shumë për të dëshiruar. Ai tha se i është dashur ti rikthehet edhe njëherë hetimit nga e para, pasi nuk arrijnë të marrin thelbin. Prokurori Hoxha tha në tetor 2016 se çështja do të shkojë të hënën në gjykatë.

Ndërkohë, pas katër muajsh, Fiks Fare shkon sërish në zyrën e prokurorit Hoxha. Ai thotë se akoma nuk e ka çuar dosjen në gjykatë, sepse i akuzuar ngriti pretendime. "Unë tani kam dhënë pëlqimin për tu larguar nga kjo çështje, që të jem në rregull me të dyja palët" thotë prokurori. Gazetarët e pyesin përse kaq vonë, ndërsa u thotë se kemi qenë të zënë me deklarimet, me Vettingun dhe me shumë çështje që kanë në duar. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali i kompanive private: Si firma “Oktapus” i besoi paratë e BKT “Jaguar”-it, ja presidenti i firmës ishte dje në takimin me Tahirin
Dalin emrat e 5 të arrestuarve për vjedhjen e parave të bankës: Janë hequr GPS nga cantat e parave, nuk punonin kamerat »
Article Logic
Execution time: 0.011088132858276
array(1) { ["section"]=> string(114) "prokuroria-zvarrit-hetimet-20-muaj-verifikime-per-vdekjen-e-punetorit-prokurori-kam-qene-i-zene-me-vettingun-68255" }