PROLETARI SHKON PËR PESHK

Publikuar tek: pa-stres, më 09:24 16-03-2019 PROLETARI SHKON PËR PESHK

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al

Kafen e mëngjesit e piva me Talin. Ka pasur tokën ku është ndërtuar pallati ynë dhe jeton me qiranë që merr nga një lokal dhe një dyqan. Vonë e kam mësuar se Tali emrin e gjatë e ka Proletar.

Bëmë debat për punën e protestës dhe në fund gati më shtypi me makinë!

  • Ka protestë sot, më tha, do shkosh ti?
  • Po i thashë, do shkoj.
  • I fortë je! A nuk ishe ti ai që dilje në protesta edhe kur kjo qeveri që kemi sot ishte në opozitë?
  • Po, i them, kam dalë. Kam dalë sepse mendoj se kur një qeveri e menderos fare punën duhet të largohet! Populli duhet të votojë përsëri dhe të zgjedhë një qeveri më të mirë!
  • Po sikur edhe ajo qeveria që vjen pas asaj ta dhj&si edhe ajo?
  • Do çohem prapë në protestë edhe kundër asaj!
  • Je pak i fiksuar pas protestave ti o komshi? Ti nuk je as nevojtar!
  • Pse ti nuk do dalësh sot në protestë?!
  • Jo të keqen. Do shkoj për peshk. Po "zene sikur jom atje, ta them megjithmen". Ata që bërtasin me megafon thonë se po protestojnë në emër të gjithë popullit, pra edhe në emrin tim... Edhe ata që i rrafin thonë se e bëjnë që të ruajnë qeverinë që ka votuar populli.
  • Si mor Tal do shkosh për peshk! A jeton me situatën ti apo jo? Të paktën rri shiko lajmet në televizor se si do shkojë, siç bëjnë të gjithë ata që nuk dalin në protestë!
  • Jo jo, më mjafton një përmbledhje e lajmeve të darkës!

Për një moment rashë në mendime. Njëherë ma dha truri të marr edhe unë kallamat dhe të shkoj për peshk me grupin e Talit, pastaj mendova se protesta është më e rëndësishme, sepse sido që të shkojë ka të bëjë direkt me të ardhmen tonë.

  • Mos u mendo shumë o komshi se je thinjur je bërë dele, po çohu dhe hajde më jep një dorë të ndez makinën!

Tali ka një Opel të vjetër që e ndez me të shtyrë.

  • 'Nigjo Talin', protesta është ose për ata që nuk kanë makinë fare, ose për ata që nuk ndahen dot 'renxhit t'funit', jo për ne që 'as kina,as na marojn'. Për sa kohë që më ndez ky Opeli mua, as nuk e çoj nëpër mend të merrem me politika dhe partira. 'Me ner teje, të gjithë një m..."
  • E di e di, i thashë, po lëshoi frenat e dorës se po të shtyj kot!

Ai i lëshoi frenat e dorës, po rruga ishte pak e përpjetë dhe makina filloi të lëvizë mbrapsht. U spostova në kohë!

  • Ik anej se po e nez me 'njetro', bërtiti.

Pasi makina u ndez, Tali i dha pedalit dhe nga skapamento dolën tre shtëllunga të mëdha tymi që më mbuluan të tërin. U kollita dhe më dogjën sytë.

  • Nuk del gjë për mua te kjo protesta o komshi, dhe ti e di, 'po s'pat gjo për mu,i raft miu n'te'!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064740180969238
array(1) { ["section"]=> string(32) "proletari-shkon-per-peshk-156618" }