Promovohet botimi parlamentar për Reformën në Drejtësi, Ruçi: Kam nxjerrë mësimet e mia

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 22-07-2019 Promovohet botimi parlamentar për Reformën në Drejtësi, Ruçi: Kam nxjerrë mësimet e mia

Në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua sot ceremonia e promovimit të botimit parlamentar 'Reforma ne Sistemin e Drejtësisë'.

Gjatë fjalës e tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se kjo Reformë është një moment reflektimi për të gjithë dhe ka vënë theksin se ajo është e panegociueshme dhe e pakthyeshme.

'Reforma në Drejtësi është një mundësi reflektimi, unë kam nxjerrë mësimet e mia dhe besoj se kështu do ndodhë me secilin prej jush. Ndryshimet ligjore ngritjen e institucioneve dhe kryerjen  procesit të Vettingut për gjytarqt dhe prokurorët. Një vlerë e shtuar këto botime, për jurispudencën shqiptare. E pakthyeshme dhe e panegociushme, se është e dëshiruar dhe e pranuar nga të gjithë qytetarët. Ritheksoj se as Reformën në Drejtësi dhe as Vettingu nuk janë qëllim në vetëvetë, po është barazia para ligjit.

Falënderoj përzemërsisht ndërkombëtarët. Falënderoj ambasadat e huaja në vend, pa mbështetjen e së cilave reforma në drejtësi nuk mund të realizohej dot. Reforma do të bëjë funksionale institucionet e reja. Kjo reformë bëri që gjykatat tona të pastrohen nga gjykatës të korruptuar', u shpreh Ruçi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.7859890460968
array(1) { ["section"]=> string(92) "promovohet-botimi-parlamentar-per-reformen-ne-drejtesi-ruci-kam-nxjerre-mesimet-e-mia-172937" }