Policia e Shtetit procedon penalisht tre shtetas, përkatësisht pronarë dyqanesh ku sonte në mbrëmje janë sekuestruar 357 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, në një kohë që ligji ua ndalon tregtimin e tyre.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se, si rezultat i kontrolleve, në Berat në dyqanin në pronësi të shtetasit L. M., u gjetën dhe u sekuestruan 217 fishekëzjarrë. Në Tiranë, në dyqanin e shtetasit M. N., u gjetën dhe u sekuestruan 100 fishekzjarrë. Ndërsa në Prrenjas, në dyqanin e shtetasit T. K., u gjetën e u sekuestruan 30 fishekëzjarrë.
“Vijon kontrolli në të gjithë vendin, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike.
Sekuestrohen në Berat, Tiranë e Librazhd 347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.
Procedohen penalisht tre shtetas, pronarë të dyqaneve ku policia gjeti dhe sekuestroi fishekzjarrët.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës, ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Si rezultat i kontrolleve, në Berat, në dyqanin në pronësi të shtetasit L. M., u gjetën dhe u sekuestruan 217 fishekëzjarrë. Në Tiranë, në dyqanin e shtetasit M. N., u gjetën dhe u sekuestruan 100 fishekzjarrë. Ndërsa në Prrenjas, në dyqanin e shtetasit T. K., u gjetën e u sekuestruan 30 fishekëzjarrë.
Kontrollet do vijojnë edhe në këto orë të mbetura të këtij viti, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.