Sikur të mos ishte e mjaftueshme që krijoi një nga birrat më të shijshme për të shuar etjen e çdokujt në botë, pronari i Corona-s i ka bërë të gjithë fshatarët e tij milionerë.
Antonino Fernández Rodríguez ka vendosur të japë plot 169 milion paund për 80 banorët e mbetur të fshatit të vogël Cerezales del Condado në Spanjë.
Miliarderi vdiq në fillim të këtij viti në moshën 99-vjeçare. Ai ishte rritur në varfëri ekstreme në fshatin e vogël spanjoll, raporton newsbomb.al.
“Nuk kishim kokërr leku në xhepa më parë”, thotë Maximino Sanchez, pronari I një bari të vogël në fshat për gazetën Diario de León. “Nuk e di çfarë do kishim bërë pa Antonion”.
Çdo fshatar tani ka më shumë se 2 milion dollar në llogarinë e tij bankare.