Pronari i Peshkut Gjergj Luca u konfliktua me biznesmenin Sula, e vërteta e sherrit mes dy biznesmenëve

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 15-01-2017 Pronari i Peshkut Gjergj Luca u konfliktua me biznesmenin Sula, e vërteta e sherrit mes dy biznesmenëve Biznesmeni Ylli Sula dhe biznesmeni Gjergj Luca

Sherri paraditen e sotme në Labinot të Elbasanit ka ardhur për shkak të një kanali që duhet të hapej përpara shtëpisë që zotëron Ylli Salla, biznesmen që ka në pronësi një pikë karburanti. 

Sipas investigimit paraprak të uniformave blu, pronari i fabrikës së peshkut në Elbasan, Gjergj Luca ka marrë një leje ndërtimi të një kanali që duhet të dalë nga fabrika e tij sipas gjithe legjislacionit ne fuqi.

Punëtorët e Lucës kanë filluar punën që në mëngjes, por ata janë ndalur menjëherë nga Ylli Salla. Këta të fundit, kanë thirrur menaxherët e tyre për t'i dhënë zgjidhje situatës. Vetë biznesmeni Luca nuk ka qenë i pranishëm në vendngjarje, sipas uniformave blu, por po shoqërohen të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen.

Sipas informacionit, ka qenë Ylli Salla, që duke qenë “vendali” nuk i ka lejuar të punonin, madje ka provokuar duke qëlluar.

Menjëherë pas kësaj, janë përgjigjur edhe pala kundërshtare.

Sherri banal për pronësinë duket se përfundoi dhunshëm ndërkohë që biznesmeni Salla ka shkuar në spital ku ka pasur edhe dy të qepura në kokë dhe është drejtuar për në banesën e tij.

Newsbomb.al, informoi më herët se ka qenë vajza dhe gruaja e biznesmenit Salla që kanë marrë në telefon në sallën operative të policisë.

Ndërkohë që policia vazhdon ende të punojë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Nuk është hera e parë që biznesmeni Ylli Salla përfshihet në konflikte të tilla. 

Vetëm pak muaj më parë ai raportoi për një tjeter rrahje ne gurroren e Selenicës në Vloë, por që nga hetimet e policisë nuk rezultoi e vertete. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari denoncon: Ja 14 gazetarët pasanikë në Shqipëri, nga Fevziu te Peza
Efektivi i policisë përplas me makinë një person, niset me urgjencë drejt spitalit (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.010456800460815
array(1) { ["section"]=> string(108) "pronari-i-peshkut-gjergj-luca-u-konfliktua-me-biznesmenin-sula-e-verteta-e-sherrit-mes-dy-biznesmeneve-65567" }