Pronari i Vizion Plus padit gazetarin Artan Rama pas publikimit të një shkrimi në “Facebook”

Publikuar tek: aktualitet, më 16:36 06-01-2017 Pronari i Vizion Plus padit gazetarin Artan Rama pas publikimit të një shkrimi në “Facebook”

Shoqëria e ndërtimit Edil al-it sh.p.k, me pronarë Artan dhe Genc Dulaku, njëkohërsisht pronarë të televizionit ‘Vizion Plus’, kanë paditur në Gjykatën Administrative gazetarin Artan Rama pas publikimit të një shkrimi nga ky i fundit në rrjetin social “Facebook”.

Vet gazetari njofton se kjo shoqëri në datën 17, nëntorin e shkuar, në gjykatën civile të Tiranës ka regjistruar çështjen “Shoqëria Edil al-it sh.p.k v. Artan Rama” me padi shkaktim dëmi ku i kërkohet të paditurit, për të shpërblyer Shoqërinë "Edil al-it" sh.p.k me shumën e 15,000,000 Iekëve për dëmin jopasuror, që perfshin cënimin e imazhit dhe dëmin moral për Shoqërinë, por edhe cënimin e imazhit, dëmin moral dhe cenimin e personalitetit të ortakëve të Shoqërisë.

“Në kërkesë-padi, thuhet se shkak ishte bërë një shkrim i imi, me titull “Dritëhije në Sallën e Teatrit”, i datës 8 (tetë) nëntor, në faqen Públicus, ku raportohej mbi zhvillimin e dy tenderave, të kryera prej Ministrisë së Kulturës, për ndërtimin dhe rehabilitimin e dy sallave teatrore, përkatësisht, “Skena e Re” dhe “Teatri i Operas dhe i Baletit, përmes praktikave të dyshimta, jo transparente dhe në konflikt të hapur interesi dhe se Edil al-it sh.p.k, pra kompania paditëse, ishte shpallur fituese kundrejt kompanive të tjera pjesëmarrëse gjatë këtiij procesi tenderimi. Kështu, në datën 12 janar, pra këtë të enjte, unë do të paraqitem përpara gjykatës, në seancën e parë”, shkruan Rama.

Duke komentuar padinë nga Edil al-it, Rama thekson se po përsëritet e njëjta situatë me kërcënime dhe shtantazhe kur ai dhe ekipi i “Publicus” xhiruan në Sharrë për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ai emision, sipas autorëve, u bë shkak për ndërprejen e kontratës mes ‘Publicus’ dhe televizionit Vizion Plus. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076160430908203
array(1) { ["section"]=> string(96) "pronari-i-vizion-plus-padit-gazetarin-artan-rama-pas-publikimit-te-nje-shkrimi-ne-facebook-64764" }