Pronarja e fasonerisë i ankohet Bashës se do ikin në Itali se s’ja dalin dot, kreu i PD-së: Jo, ne do të largojmë të keqen, do e bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv

Publikuar tek: politike, më 13:16 03-12-2020 Pronarja e fasonerisë i ankohet Bashës se do ikin në Itali se s’ja dalin dot, kreu i PD-së: Jo, ne do të largojmë të keqen, do e bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim në një biznes fason në Lezhë.

Pronaraja e biznesit është shprehur se ka jetuar në Itali për 20 vite dhe ka ardhur në Shqipëri dhe ka hapur biznesin, por që tani do të kthehet sërish në vendin fqinj, pasi nuk ja del me të ardhurat.

Basha është shprehur se qeveria e tij ka një plan për të ndihmuar të gjitha bizneset, si dhe për të mbajtur emigrantët e kthyer në vendin e tyre.

Pronarja: Kemi ardhur nga emigrimi do të rikthehemi në janar. Këto janë kushtet e vështira do kthehemi prap. S’ka të ardhura do kthehmi atje ku e nisëm. Unë kam jetuar 20 vite në Itali, erdhëm hapëm biznesin, por është e vështirë.

Basha: Lulzim Basha: Jo, ne do të largojmë të keqen dhe do të bëjmë gjithçka që ju që jeni kthyer këtu, mos t’ju shkojë dëm sakrifica. Të keni mundësinë të punoni e të prodhoni e të mbani njerëzit në punë dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv për investimet e tjera, jo të largojmë këto investime që na kanë ardhur.

Puronarja: Ishim 40 veta në mars, tani  jemi 12. Këtu nuk gjen porta të hapura. Ishim 40 në mars tani janë 12 veta me ditë edhe këta. Këtu nuk gjen porta hapur, e mban biznesin me lekët e xhepit, por edhe ato mbarojnë.

Basha: Të kishit një akses në kredi me garanci na shteti me interes jo më shumë se 2%. Të paktën ju do ta kishit më të thjeshtë. Ne do të ulim energjinë dhe naftën. Mos u dorëzoni. Shumë shpejt do ta ndryshojmë këtë. E di që jeni të mërzitur, por kurrsesi mos hiqni dotë nga shpresa. Ju meritoni shumë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas sekuestrimit të pasurive të Ylli Ndroçit, Edi Rama thyen akullin dhe rikthehet në Ora News
Kuvendi 'rrëzon' Metën për Policinë, miraton marrëveshjen për 2 mijë shtëpi në Durrës dhe përbërjen e Komisionit për Dick Martyn (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.01103401184082
array(1) { ["section"]=> string(167) "pronarja-e-fasonerise-i-ankohet-bashes-se-do-ikin-ne-itali-se-s-ja-dalin-dot-kreu-i-pd-se-jo-ne-do-te-largojme-te-keqen-do-e-bejme-shqiperine-vendin-me-atraktiv-230030" }