Propozimet e para të Reformës Zgjedhore, GJIKNURI optimist: Do të jetë një revolucion i vërtetë, PD-ja pjesë integrale

Publikuar tek: politike, më 14:02 07-11-2019 Propozimet e para të Reformës Zgjedhore, GJIKNURI optimist: Do të jetë një revolucion i vërtetë, PD-ja pjesë integrale Damian Gjiknuri

Kreu i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri u shpreh për diskutimet që u shtruan në mbledhjen e sotme.

Gjiknuri ndoqi Hajdarin në deklaratën për mediat duke thënë se për ngritjen e administratës të re zgjedhore duhet të ndryshohet ligji i shërbimin civil. Ai premtoi se çdo komisioner që kryen shkelje gjatë proçesit zgjedhor humbet vendin e punës.

Për sa i përket çështjes së blerjes së votave, Gjiknuri thekson se këtë nuk mund ta luftojë ligji elektoral, por Kodi Penal.

Pavarësisht se PD dhe LSI në një krah dhe mazhoranca me opozitën parlamentare në krahun tjetër po punojnë paralelisht për hartimin e propozimeve të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri e la derën e hapur për PD-në.

‘’Jam i bindur se kjo reformë do të japë rezultate pozitive në administrimin zgjedhor. Besoj se do të jetë një revolucion i vërtetë. Sot u diskutua që nga skema e KQZ deri te komisonet zonale zgjedhore të votimit. U diskutua një skemë e re e formatimi të saj. Synimi është të ndalet roli ekzekutiv i adminsitratës zgjedhore nga politika. Anëtarët e komisionit kanë kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me propozimet e ekspertëve, pasi do të kenë pyetje për të ezauruar

PD-ja është pjesë integrale, e mirëpresim çdo propozim. Proçesi është është transparent dhe i hapur, i vihen në dispozicion publikut

Paketa edhe me ndryshimet e domosdoshme në ligjin e shërbimit civil, pra nëse  s’je në shërbimin civil, e ka të detyrueshme të shkojë në kursin për administratën civile. Nëse e shkel proçesin zgjedhor, humbet vendin e punës. Është njësoj si kur kërkon vend pune dhe të kërkohet arsimi, por këtë gjëra kërkojnë kohë për t’u kosnultuarkëto kërkojnë kohë.

Fenomenet kriminale nuk ndalen me ligj zgjedhor, ka gjëra devijante dhe njerëz që duan të shkelin ligjin. Shitblerja e votës e lufton vetëm proçesi penal, kur bëhen hetime. Si çdo krim tjetër, do të luftohet me politika. Vetë aktorët politikë duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i kthejnë në mollë sherri.

Afati mbaron në nëntor, nëse ka një marrëveshje që propozimet e PD-së të vijnë në Komsion do të jetë nëj gjë e mirë për Shqipërinë. Mbledhjet tona i zhvillojmë të hapura për të gjitha mediat’’, u shpreh kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore’’, u shpreh Gjiknuri.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074398517608643
array(1) { ["section"]=> string(122) "propozimet-e-para-te-reformes-zgjedhore-gjiknuri-optimist-do-te-jete-nje-revolucion-i-vertete-pd-ja-pjese-integrale-185034" }