Propozimet për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

Publikuar tek: aktualitet, më 12:11 14-01-2020 Propozimet për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh aleatët në selinë e PD

Kreu i PD Lulzim Basha mbledh aleatët në selinë e Partisë Demokratike.

 Mësohet se në takim me Bashën do të jetë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i Lëvizjes së Zhvillim Kombëtar Dash Shehi, kreu i Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, Shpëtim Idrizi i PDIU dhe Arjan Madhi i PR. PD pritet të paraqesë propozimet e saj për Reformën Zgjedhore dhe kjo është arsyeja e mbledhjes së aleatëve.

Mësohet se fillimisht në zyrën e Bashës ka qenë Kryemadhi dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili të cilët kanë zhvilluar takim kokë më kokë me kryedemokratin. Pas këtij takimi në zyrën e Bashës janë thirrur aleatët e tjerë, Idrizi , Duka, Madhi dhe Shehi ndërsa temë kryesore ka qenë reforma zgjedhore. Kryemadhi dhe Vasili kanë qendruar edhe në takimin me të gjithë aleatët.

Kujtojmë se ditën e djeshme u pushua hetimi për çështjen e lobimit rus për kreun e PD Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj Partie, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi, të cilët akuzoheshin për ‘Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve’ për lobimin e 675 mije dollarëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13636898994446
array(1) { ["section"]=> string(76) "propozimet-per-reformen-zgjedhore-basha-mbledh-aleatet-ne-seline-e-pd-192018" }