Propozimi i avokatit Visha: Kush kapet duke shpërndarë doza të vogla hashashi të mos dënohet me 5 vite burg, por...

Publikuar tek: aktualitet, më 22:37 05-11-2020 Propozimi i avokatit Visha: Kush kapet duke shpërndarë doza të vogla hashashi të mos dënohet me 5 vite burg, por... Foto Ilustruese

Shpërndarja e lëndëve narkotike në doza të vogla duhet të ketë një masë ndëshkimore ndaj autorit më pak se sa është aktualisht.  

Avokati Saimir Visha e tha këtë në një intervistë për "Ora News" se personat që shpërndajnë lëndë narkotike si hashash apo kokainë në doza të vogla. duhet të marrin masa më të lehta se aktualisht.

Ai tha se nëse dikush kapet duke bërë këtë krim duhet të tolerohet dhe të mos burgoset për 5 vite, por të kalojë në gjobë ose të merret masa e arrestit për 6 muaj.

"Në asnjë vend të botës nuk ka kaq pak dispozita në kodin penal ku nuk përcaktohet sasia dhe lloji. Nëse bëhet fjalë për kanabis sativa që është nga drogat më të lehta nuk e kanë ndarë se cili është porcioni që një përdorues mund ta mbajë me vete. Kemi shumë me doza të vogla me droga të forta si kokainë dhe heroinë. Me një gram mund të dënohesh me një gjobë, 6 muaj apo 1 vit burgim por jo të fillosh me 5 vjet burg", tha Visha. 

Shpërndarja e lëndëve narkotike në doza të vogla është kthyer në një fenomen të zakonshme në çdo lagje të kryeqytetit dhe jo vetëm, me disa zona që kanë një organizim të ndarë mes grupeve, ndërsa disa të tjera droga shpërndahet nga individë të pavarur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta tregon takimin e fundit me Thaçin: Ishte i qetë, më tha se nuk ka frikë
E premte me diell, mësoni si do të jetë moti ditën e sotme (Parashikimi) »
Article Logic
Execution time: 0.012956857681274
array(1) { ["section"]=> string(117) "propozimi-i-avokatit-visha-kush-kapet-duke-shperndare-doza-te-vogla-hashashi-te-mos-denohet-me-5-vite-burg-por-226620" }