Propozimi i PD për shkarkimin e Markut, reagon Lu: Kushtetuta dhe ligji janë të qarta

Publikuar tek: barometri, më 08:18 20-01-2018 Propozimi i PD për shkarkimin e Markut, reagon Lu: Kushtetuta dhe ligji janë të qarta

Pak ditë pas propozimit të Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës, lidhur me shkarkimin e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku vjen reagimi i ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lu sqaron edhe një herë se Kushtetuta dhe ligji janë të qarta dhe se mbështet opinionin ligjor që parashikon OPDAT dhe EURALIUS. 

“Kushtetuta dhe Ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionet ligjore që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë parlamentit”, thuhet në reagimin e Donald Lu.   

PD ka kërkuar rikthimin e legjitimitetit në kuvend, pasi e ka cilësuar zgjedhjen e Arta Markut ne proçedura antikushtetuese dhe se më parë duhet të kishte kaluar procesin e Vettingut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028532981872559
array(1) { ["section"]=> string(90) "propozimi-i-pd-per-shkarkimin-e-markut-reagon-lu-kushtetuta-dhe-ligji-jane-te-qarta-107235" }