Propozimi i PS për listat zgjedhore, Gjiknuri për Euronews: Ky është një eksperiment i madh social

Publikuar tek: politike, më 20:07 21-09-2020 Propozimi i PS për listat zgjedhore, Gjiknuri për Euronews: Ky është një eksperiment i madh social

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i pranishëm në studion e “Ilva Now” foli për propozimin për “listat preferenciale” për zgjedhjen e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021. Ai tha se kjo formulë funksionon me parimin e korrigjimit edhe për vetë partitë.

“Partia paraqet një ofertë politike. Partitë janë institucione politike dhe jo organizata që janë krijuar të çastit. Drejtimi i partisë del me një ekip, i cili mund të mos jetë perfekt, por ka edhe probleme. Që ti të demonstrosh se ke peshë elektorale, duhet të marrësh vota seç tradicionalisht merr partia për shkak të një mandati pasi ti po konkurron edhe me devidentin politik. Nëse t’i demonstron se ke vota përtej siglës, atëherë përdoret kjo formulë. Këtë mund ta kalojnë dy apo tre persona, por ne nuk kemi pse t’i paragjykojmë. Partia vë më të mirën në fillim. Partitë zgjedhin njerëzit që kanë vota. Partia ndëshkohet nëse shkon me një listë të keqe”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se “ky është një eksperiment i madh social”, pasi nuk dihet fakti se si do sillen zgjedhësit.

“Ky është një eksperiment i madh social sepse ne nuk e dimë se si do të sillen zgjedhësit. Stadi i shqiptarëve sot kërkon një lloj hapje të listave, dhe mendojnë se kjo do të sjellë përmirësim në cilësinë e përfaqësimit”, tha ai.

Ai theksoi se listat e hapura kanë problemet e tyre, ndërsa thotë se kjo formulë mund të prodhojë tension.

“Dizavantazhet e hapjes së listave është që sjell tension, dhe mund të dalin edhe me surpriza. Unë e kam pasur bindje se këtu do të zgjidheshin elementë të papërshtatshëm për përfaqësimin e qytetarëve. Është hapje e plotë, por që ruan edhe këtë element”, tha ai.

Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare, Gjiknuri tregoi për ndryshimet që ka propozimi i tyre për lista të hapura dhe pretendimi i opozitës, foli për çështjen e koalicioneve parazgjedhore, të cilat ai i quajti si "taktika zgjedhore të paaplikuara në asnjë vend evropian".

Deputeti socialist tregoi se shumica mbetet e hapur për t'i diskutuar çështjet në Këshillin Politik, por nuk heq dorë nga thelbi i tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012367010116577
array(1) { ["section"]=> string(103) "propozimi-i-ps-per-listat-zgjedhore-gjiknuri-per-euronews-ky-eshte-nje-eksperiment-i-madh-social-221170" }